• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Masat për Covid-in/ Parashikohet shkurtimi i orës policore dhe heqja e maskave!

by Java News
15/05/2021 16:38
FOTO ILUSTRUESE NGA TIRANA

FOTO ILUSTRUESE NGA TIRANA

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç edhe pritej, ulja e shifrave të infeksionit pritet të sjellë lehtësim të masave anti-Covid.

Në mbledhjen e radhës Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të vendosë për heqjen e maskave në ambientet jashtë, si edhe për shkurtimin e orës policore.

Prej disa muajsh mbajtja e maskës në ambientet jashtë është e detyrueshme, ndërsa liria e lëvizjes është deri në orën 22:00. Pas kësaj ore qarkullimi është i ndaluar dhe po ashtu të gjitha aktivitetet, me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbim në banesë, janë të detyruar që të ulin qepenat.

Por në ndryshimet që pritet të zyrtarizohen javës që vjen parashikohet që të zgjatet ora policore së paku deri në mesnatë, ndërsa pritet po ashtu që maska të mos jetë më e detyrueshme për t’u mbajtur në ambientet jashtë.

SITUATA

Prej disa javësh shifrat e infeksionit vijojnë të pësojnë ulje, duke dëshmuar qartazi një përmirësim të ndjeshëm të situatës.

Të premten janë raportuar vetëm 49 raste të reja nga rreth 3 mijë testime të kryera, çka do të thotë se shkalla e infeksionit vijon të jetë nën 5 për qind. Pra, më pak se 5 për qind e të testuarve rezultojnë të prekur me COVID-19.

“Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnjë, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.

Shifrat e larta të të shëruarve nga njëra anë dhe rënia e rasteve të reja kanë sjellë ulje të shifrave me të infektuarit aktivë. Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 7,407 persona pozitivë me koronavirus.

NË SPITAL

E qëndrueshme paraqitet situata edhe në spitalet COVID, ku po marrin trajtim mjekësor 84 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Pra për herë të parë pas shumë muajsh nuk ka asnjë pacient në intubim.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një qytetar 71 vjeç nga Berati”, ka bërë të ditur më tej Ministria e Shëndetësisë. Panorama

Next Post
Përmirësim i situatës, ditët e para të Majit shënojnë më pak infektime dhe viktima nga COVID

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë konfirmon 976 të shëruar, 39 raste të reja dhe 2 humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In