• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat në Rinas për virusin/ Kontrollohen kinezët që futen në Shqipëri, mjeku: Izolim për rastet e dyshimta

by Java News
24/01/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një alarm botëror, pasi ka shënuar 26 viktima dhe mbi 800 të infektuar në Kinë, ndërsa dyshohet se ka të prekur edhe në disa vende të tjera. Për këtë arsye, në aeroportin e Rinasit janë shtuar masat në zyrën e kontrollit shëndetësor për të gjithë turistët, që vijnë në Shqipëri nga vendet aziatike.

Shefi i Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor, Lorenc Harshorva për mikrofonin e “News24”, mjeku tha se janë marrë masa shtesë, me mjetet e nevojshme për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, si dhe për të izoluar në dhoma të veçanta rastet e dyshuara.

“Në aeroport ka një strukturë të përhershme të shëndetësisë, e përbërë nga mjekë specialistë. Në rastin konkret, u morën masa. Që para dy ditësh u mblodh grupi koordinator, që përbëhet nga specialistë të shëndetit publik. U morën masa dhe u lanë detyra për të gjithë. Shqipëria hyn te vendet me risk të vogël. Ne jemi të gatshëm për përballimin e çdo situate.

Zyrat e kontrollit na informojnë neve, në momentin që konstatojnë se është futur një person nga vendet aziatike. Ne jemi ngjitur me zyrat e policisë. Sot në mëngjes erdhën një grup turistësh nga vendet aziatik. Ishin mbi 60 pasagjerë që u chekuan dhe që nuk kishin asnjë problem shëndetësor. Ne i fusim në dhomën e kontrollit shëndetësor të gjithë pasagjerët që vijnë prej andej.

Kemi dhe një dhomë të izolimit të pasagjerëve, në rast se një turist është i dyshuar. Jemi të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të këtyre rasteve, që nga ato më të lehta e deri te maskat e rasteve të rënda. Kemi dhe me termometra me lazer për matjen e temperaturës në distancë. Ne jemi të përgatitur për çdo lloj situate”, tha mjeku Harshorva.

Ditën e sotme  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuha të Kinës.

g.kosovari

Next Post
Tmerr në Lezhë/ Fton mikun për darkë në shtëpi dhe pasi e zë gjumi, tenton t’i përdhunojë…

Tmerr në Lezhë/ Fton mikun për darkë në shtëpi dhe pasi e zë gjumi, tenton t’i përdhunojë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In