Masat në Maqedoninë e Veriut/ Punëtorët e pavaksinuar mund ta rrezikojnë vendin e punës

Pune

Masat e reja kufizuese që do të hyjnë në fuqi nga 16 gushti për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, mund të bëjnë që shumë qytetarë të humbin vendin e punës në Maqedoninë e Veriut.

Shumë biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i Delta.

Sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private.

Ndërkaq nga Dhoma Ekonomike Veri-Perëndimore e Maqedonisë thonë se kompanitë mund t’u kërkojnë por jo edhe t’i detyrojnë punëtorët që të vaksinohen. Lidhur me paraqitjen e llojeve të reja të virusit dhe shtrëngimi i masave sipas Dhomës Ekonomike lë edhe bizneset në pasiguri me rrjedhojën e pandemisë dhe sugjerojnë të ketë kontrolle të shtuara. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com