Kryeministria eshte rrethuar me mjete te ndryshme per te ulur forcen goditese te protestes apo devijimet per t’iu afruar institucionit.
Opozita do te zhvilloje protestë pasditen e sotme në orën 18:00, qeveria ka ndërmarre masa për të garantuar sigurinë e ndërtesës së Kryeministrisë.
Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës, qe ne fakt jane vendosur prej ditesh.
Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.
Për protestën eshte njoftuar se do të angazhohen rreth 1300 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë, kurse te tjeret ne perimetrin rrethues.