• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat ndaj Koronavirusit/ Manastirliu nxjerr urdhër për çerdhet, kopshtet, shkollat e universitetet

by Java News
24/02/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër për rritjen e higjienës në të gjitha institucionet arsimore, për të marrë masat e duhura tek fëmijët e deri tek studentët për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sot kamë firmosur urdhrin për masa të shtuara higjieno sanitare në strukturat arsimore, duke filluar nga erdhët deri tek universitet”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë këshilla të domosdoshme, të thjeshta por me rëndësi të madhe për të ulur infeksionet ngjitëse, që kanë të bëjnë me ruajtjen e higjienës, si larta e shpeshtë e duarve.

Ndërkaq, nisur nga shkalla e rrezikshmërisë, ministrja theksoi se do të merren masat përkatëse, por deri më tani, nisur nga fakti që sipas saj nuk ka asnjë rast të prekuri në vendin tonë, nuk do të shkohet drejt mbylljes së kufijve me Italinë fqinje.

E pyetur nga gazetarët, Manastirliu tha se nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus në Shqipëri, dhe fokusi aktualisht është për të dyfishuar masat shëndetësore për të mbrojtur shëndetin e shqiptarëve.

“Masat që do të marrim do të jenë orientuar nga qëllimi madhor për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Megjithatë, ajo tha se çdo vendim do të merret sipas shkallës së riskut.

“OBSH rekomandon të vlerësohet mundësia hap pas hapi bazuar në shkallën e riskut, por mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste, kur kemi situatë të epidemisë me përhapje të gjerë, kur edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohet lokalisht rasti gjurmohet kontakti dhe vendosen masa”, tha ministrja.

“Do të përgjigjemi sipas situatës dhe shkallës së riskut. Vendimet do të merren hap pas hapi me qëllim mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë”, theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Po ashtu, të njëjtin qëndrim dhe përgjigje ministrja dha edhe përballë pyetjes nëse duhen mbyllur shkollat. Sipas saj, nuk është momenti. /e.s/

Next Post
Drejtoresha e ISHP: Laboratorët tanë i kanë të gjitha kushtet për analizën e Koronavirusit

Drejtoresha e ISHP: Laboratorët tanë i kanë të gjitha kushtet për analizën e Koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In