• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat kundër krizës/ Memorandumi me Serbinë për qymyrin e energjinë, Rama: Do krijojmë mundësinë e shkëmbimit

by Java News
02/09/2022 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të memorandumit të firmosur me Serbinë, do të krijohet mundësia e shkëbimit të energjisë dhe qymyrit. Këtë bëri me dije Rama duke theksuar se Serbia ka nevojë për qymur ndërsa Shqipëria është 100% energji e gjelbër.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se janë në prag të konfirmimit për sasinë e naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, por nuk ka të bëjë aspak me marrëveshjen që është firmosur me Maqedoninë e Veriut.

“Është e vërtetë që Shqipëria gjendet në vigjilje të konfirmimit ose jo të mundësisë për të vënë në shfrytëzim një sasi shumë të madhe nafte dhe gazi të zbuluar në zonën e Shpiragut, pra në juglindje. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kemi diskutuar dhe cfarë mund të bëjmë së bashku me RMV. Kjo sasi e madhe gazi dhe nafte e zbuluar nga kompania SHELL është në procesin e analizës për mundësinë e komercializimit se duke qenë në një shtresë të thellë bëhet një analizë e kostove të nxjerrjes në sipërfaqe dhe më pas futjes në treg.

Firmosëm memorandumin me Serbinë për bashkëpunim në sektorin minerar dhe energjetik duke pasur parasysh se jemi 100% energji e gjelbër bazohemi në kapacitetet tona hidrike, Serbia në termo dhe ka nevojë për qymyr. Kur krijohet mundësia e shkëmbimit, mund të jetë zgjidhje e mirë për palët.

Sa i përket gazit, Shqipëria ka sot mundësi historike për një transformim në portin e Vlorës ku kemi hyrë në fazën e finalizimit të jë projekti për ta transformuar hyrjen në atë port në një teminal të gazit të lëngshëm dhe për të krijuar mundësinë që në TEC-in e Vlorës të mund të prodhohet energji elektrike me transformimin përmes hyrjes së terminalit dhe në këtë mënyrë jemi në bisedime dhe RMV për ti bërë pjesë të këtij projekti. Këtu janë përfshirë një sërë aktorësh. Presim për të vlerësuar një sërë mundësi investimesh dhe jemi në process diversifikimi në plan të qartë për ta kthyer Shqipërinë në eksportues neto dhe gjithë cfarë vjen përpara të mund ta përballojmë vetë”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se ende Shqipëria nuk e prodhon dot vetë energjinë, duke shtuar se jemi në kushte të vështira, por është e nevojshme të ketë durim, mbështetje dhe bashkëpunim.

“Ka një keqkuptim sipas të cilit meqë ne bazohemi në hidro, e kemi të siguruar energjinë dhe mjafton që të mos e shesim. Është keqkuptim shumë i madh sepse nuk e prodhojmë dot. Edhe në ditët më të mira tonat nuk e prodhojmë dot të gjithë energjinë që konsumojmë. Së dyti ne nuk kemi mundësi që të depozitojmë ujin e tepërt kur kemi shumë reshje dhe kur nuk ka reshje, varemi nga importi. Duke ndërtuar hidrocentralin e ri që do të jetë depozituesi i reshjeve të mbledhura, duke ndërtuar parqet voltaike, duke integruar edhe gazin e lëngshëm në gjithë këtë strukturë, do të jemi në kushte më të mira. Ajo që sot është e qartë është se jemi në kushte të vëhstira dhe kmei nevojë për durim, mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Rama./m.j

Next Post
Katër ditë më parë i doli në mbrojtje të birit/ Kush është viktima e atentatit të sotëm në Kiras të Shkodrës

Katër ditë më parë i doli në mbrojtje të birit/ Kush është viktima e atentatit të sotëm në Kiras të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In