Masat kundër koronavirusit/ 78% e shqiptarëve: Rama reagoi ashtu si duhej

Shqipëria po përballet me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, që deri tani ka marrë 22 jetë, ndërsa të infektuarit janë 377. Qeveria shqiptare ka marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen, ndërsa sistemi shëndetësor është në vijën e parë të zjarrit. Por çfarë mendojnë shqiptarët mbi masat e marra nga qeveria dhe si e gjykojnë sjelljen e politikanëve në këtë kohë pandemie? Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane “MG Research” kryejnë një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin publik mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare dhe që po trondit mbarë botën.

Përballë situatës së shkaktuar nga koronavirusi, qytetarët shqiptarë janë pyetur si ka reaguar qeveria e Edi Ramës kundër përhapjes së epidemisë. 78% e shqiptarëve janë shprehur se qeveria ka reaguar mirë, në momentin e duhur dhe me shpejtësi. Ndërkohë që 22% e qytetarëve të pyetur janë shprehur se qeveria ka reaguar keq, me vonesë dhe shumë ngadalë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com