• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat/ Firmoset marrëveshja mes Albgaz e ENAGAS, Balluku: Asnjë shtet s’është i përgatitur për të përballuar krizën energjetike

by Java News
04/10/2022 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është nënshkruar sot marrëveshja e bashkëpunimit mes Albgaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS, duke i hapur rrugë të dyja palëve për të punuar dhe ndërvepruar së bashku sa i takon projekteve të rëndësishme që Qeveria Shqiptare ka në sektorin e gazit.

E pranishme ishte zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e  Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku tha se ky është një moment i veçantë për Shqipërinë, pasi pavarësisht se prodhojmë 100% të energjisë së rinovueshme, sërish kemi nevojë për burime alternative.

Balluku: Duke nisur nga 2020 na është dashur të mblidhemi të firmosim marrëveshje që ndoshta për publikun duken sikur nuk janë aksione të vërteta. Sot është një ditë e veçantë. Ne i kemi hapur rrugë në një periudhë të vështirë përgjatë verës, për të pasur rezultate sot.

Në javën e parë të tetorit kemi arritur të konkludojmë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila vendos në një kuadër të pastër ligjor hapat që do të hedhim në të ardhmen. Nuk ka asnjë shtet i cili është imun nga kriza që ka krijuar në ditët e sotme energjia. Nuk është thjesht çështja e çmimit, nuk është thjesht tregu që po sillet në një mënyrë të paprecedent, por ka të bëjë me sigurimin e energjisë.

Shqipëria ka qenë imune nga problemi i gazit rus, por nga ana tjetër ne nuk jemi imunë nga importet e energjisë elektrike. ne prodhojmë 100% energji të rinovueshme, por edhe në ditët më të mira energjia nuk është më shumë se 75% e nevojës të tregut. Ne jemi të detyruar që 25% ta blejmë në import. Asnjë shtet nuk është i përgatitur për të përballuar këtë krizë energjitike. Energjia e rinovueshme është një prioritet për Shqipërinë. Sot ka nisur ndërtimi i disa parqeve fotovoltaike.

Por shpesh janë energji të rinovueshme shpesh herë të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike. Për të pasur një burim të qëndrueshëm, kemi nisur prej kohësh një projekt, i cili u kthye në një projekt rajonal me interes për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja bëri me dije se Enagaz është një nga aksionerët e projektit të madh TAP.

Balluku: Kjo ka qenë dhe arsyeja që kemi marrë vendimin për të nisur në vitin 2023 ndërtimin e segmentit të parë të IAP, linja e transmetimit Adriatiko-Ionaine, e cila ka mbetur e bllokuar edhe për shkak të vendimeve të vendeve të tjera. Ne e kemi marrë vendimin dhe do ta nisim nga Shqipëria. Enagas ka edhe një eksperience të shkëlqyer për sa i përket depozitave natyrale të gazit. Partneri që kemi zgjedhur është një partner që ka ekspertizë në të gjitha projektet që ne synojmë të realizojmë së afërmi. Ky lloj bashkëpunimi do të na sjellë akoma dhe më afër me Spanjën”, theksoi ministrja Balluku në fund të fjalës së saj. Kjo do të jetë një marrëveshje që do të thellojë marrëdhëniet diplomatike që Shqipëria ka pasur gjatë viteve me Spanjën./m.j

 

Next Post
“U çmalla me Isa Boletinin”/ Meta kthehet në presidencë: S’kishte lëvizur. Ia kam marrë Ruçit, më dha kujtime të bukura.

"U çmalla me Isa Boletinin"/ Meta kthehet në presidencë: S'kishte lëvizur. Ia kam marrë Ruçit, më dha kujtime të bukura.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In