Garda e Republikës ka marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë, për t’iu parapritë çdo situate gjatë finales së Ligës së Konferencës.
Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet që ndodhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Për të shmangur një përplasje të mundshme mes dy tifozërive, furgonët e policisë janë bërë barrikadë në rrugën që lidh ultrasit e dy ekipeve./m.j