• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masat e fundvitit, Shefja e Kufirit inspektime në terren: Denonconi abuzimet

by Java News
28/12/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj, inspekton pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin për të parë zbatimin e masave shtesë të marra në kuadër të festave të fundvitit.

Gjatë një pronocimi nga Kakavija, Drejtoresha Hajnaj ka theksuar se Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ka marrë një sërë masash për të krijuar lehtësirat ligjore të gjithë shtetaseve që qarkullojnë nëpërmjet pikave të kalimit, me qëllim shmangien e radhëve të gjata, forcimin e kontrollit  si në pikat e kalimit ashtu dhe në kufirin jeshil e blu.

Deklarata

Jemi në Kakavijë, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë të marra me qëllim që tju ofrojmë një shërbim cilësor e në kohë të gjithë shtetasve vendas e të huaj, turistëve e vizitorëve.

Në këtë  kuadër në të gjitha pikat e kalimit, porte e aeroportin e Rinasit janë shtuar sportelet për të eleminuar radhët dhe për tju krijuar lehtësirat ligjore.

Është marrë kontakt me homologët e palës greke, të Maqedonisë, Kosovës për  të koordinuar veprimet me qëllim sigurimin e lëvizjes së njëtrajtshme nga të dyja krahët si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Nga kontaktet e marra kemi siguruar një bashkëpunim të mirë me homologët të cilët  kanë shtuar edhe  ata sportelet.

Një masë tjetër është forcimi i kontrollit në kufirin jeshil. Kemi shtuar prezencën e patrullave në kufi.

Kemi koordinuar veprimet me homologët që të kemi edhe patrullime të përbashkëta  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentojë të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil e blu.

Në bashkëpunim me autoritet doganore kemi forcuar kontrollin në pikat  e kalimit për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, ku mund të perfitojnë nga fluksi i hyrje- daljeve.

Po bashkëpunojmë e bashkërendojmë veprimet me DVP në qarqe për të parandaluar evidentuar dhe goditur çdo tentative për trafiqe të paligjshme.

Policia Kufitare është tërësisht e angazhuar  për tju ofruar një shërbim cilësor.

Përfitoj nga rasti që cilido që do konstatojë vonesa të pajustifikuara apo abuzim me detyrën nga ana e punonjësve të policisë kufitare të telefonojë në numrat pa pagesë 112, 129 dhe 0800 90 90.

Policia Kufitare ju uron Gëzuar Vitin e Ri, mbarësi e shëndet në familjet tuaja.

Një vit i ri na pret ku bashkëpunimi dhe ndihma e qytetarëve është ndihmesë e çmuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar nga ana jonë.

Next Post
Festat e fundvitit, Manastirliu shpërndan dhurata te “Zyber Hallulli”

Festat e fundvitit, Manastirliu shpërndan dhurata te “Zyber Hallulli”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In