• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat anti-COVID/ Brataj tregon çfarë po ndodh në spitalet ku po trajtohen pacientët e infektuar

by
27/05/2021 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për lirimin e masave kufizuese ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Brataj thotë se janë disa arsye pse duhej bërë kjo hapje dhe ai thotë se ajo duhet bërë gradualisht. Nga ana tjetër Brataj paralajmëron se masat nuk janë statike dhe do të rivlerësohen me kohë si me situatën në Shqipëri ashtu dhe në rajon e botë.

Ai thekson se vera tashmë është aleat i fortë i Shqipërisë dhe kjo u tregua edhe vitin e kaluar. Për Bratajn Shqipëria tashmë i ka sytë nga turizmi dhe është mirë marrja e riskut që të ndihmohet edhe ngritja e ekonomisë.

‘’Atëhere  sigurisht janë disa arsye kur merren vendimet, janë ato indikatorët, por duhen interpretuar edhe nga profesionistët. E vërtetë që numri i të sëmurve ka arritur 43. Çdo ditë hyn 10-15 pacientë, por zgjat më pak koha e kurimit.

Prevalenca e infeksionit ishte në disa bashki të vogla, por që dalin para vendeve të tjera tregon efektin e fushatës, Festës së Bajramit. Janë shumë arsye. Vërtet kemi situatë të mirë, por nuk duam ato uljet e ngritjes e kurbës. Pandemia është ende mes nesh dhe duhet të bashkëjetojmë me të.

Në momentin që ti bën vaksinim masiv, ka mundësi që virusi të qarkullojë sa më pak. Të përshtatet dhe të ndryshojë mutacioni. Të gjitha këto së bashku çojnë në hapjen e masave, vazhdojmë vaksinimin masiv dhe të jemi drejt verës, vera është aleati ynë. E tregoi vjet, po e tregon tano. Në hemisferën e jugut kemi rritje të rasteve si në Brazil, Indonezi. Kemi një aleat që na  tregoi dhe vjet, s’patëm shpërthim në verë. Vera na bëri hapje të madhe të virusit tek asimptomatikët. Na plasi më pas vala e nëntorit. Në fund t ë vitit erdhi drejt përmirësimit, por në ardhën emigrantët, varianti britanik. Kur lehtësohen masat qytetarët nuk respektojnë masat, dhe aty vjen më pas.

Në këtë mënyrë pas 3-4 javësh që fillon për të rikuperuar duhet të paktën dopio e kohës.

Ne për fatin e mirë ditën e djeshme u shënua rekordi që s’ka më vdekje. Imuniteti s’ka shkuar tek 70% akoma, e njëjta gjë diskutonin në panelin Italian, e vërtetë që duhet vaksinimi, por s’ka sens ta bëjë çdo shtet 80% vaksinim dhe të tjerat nga 10%. Se tek këto do bëhen mutacionet e reja, dhe ato do vijnë dhe nuk i ndalon dot.

Për turistët në ndoqëm strategji me masa konstante. Patëm seri ndëhyrjesh. Rezultatet kanë treguar që kush ka bërë dy vaksinat, edhe nëse infektohet, format e shtrimit në spitale, janë të gjitha faktorë pozitivë. Janë disa kategori që janë vaksinuar, dhe janë ato që përballen më shumë me kontakt. Edhe ne vetë kur nuk jemi mirë nuk shkojmë me pushime. Më mirë të marrësh një risk, e të ndihmosh ekonominë. Shqipëria i ka sytë tek turizmi prandaj më 15 qershor do të jenë qendrat shëndetësore turistike për testet e shpejta për rastet e dyshuara.

Periudha e inkubacionit është 2 javë. Sidoqë të jetë masat nuk janë statike, situata do vlerësohet në çdo moment.

Grumbullimi është i një grupi njerëzish në një vend të caktuar. Pra 50 në një vend. Nëse është vendi për një grup tjetër me 50, po mundet. Më parë s’bënim dasma fare, sot me 50, është hap para. Për ne në radhë të parë ëshë shëndeti i çdokujt. Çdo humbje jete është disfatë. Fakti që lejohen 50 veta dhe e patë si e shfrytëzuan dhe politikanët. Për dasmat shqiptare s’do ketë mundësi se i bëjnë me 300-400.

Në bazë të rajonit dhe botës do të shihen dhe masat e mëtejshme. ‘’- tha Brataj.

/a.r

Next Post
Sistemi “Beidou” po gjen sfera më të gjera përdorimi në botë

Sistemi "Beidou" po gjen sfera më të gjera përdorimi në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In