• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakroi të atin me sëpatë, 30-vjeçari me celular me vete tek 313, në pranga 5 policët

by Java News
27/07/2019 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë policë të burgjeve u vunë në pranga për shpërdorim detyre. “Shqiptarja.com” mëson përmes burimeve, se një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar se 5 efektivët e burgjeve nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Për çfarë shkelje bëhet fjalë konkretisht?

“Shqiptarja.com” mëson se një i paraburgosuri, Dritan Velaj 30 vjeç ka pasur celular me vete në momentin që ka kaluar nga Burgu i Peqinit në burgun 313 në Tiranë, ku gjatë transportit ka kaluar 3 kontrolle.

Bashkë me 5 policët e burgjeve, në pranga ka rënë edhe vetë i paraburgosuri për mbajtjen e sendeve të paligjshme. Efektivët e arrestuar, në ushtrim të detyrës së tyre kanë kryer kontroll ndaj të paraburgosurit, por nuk kanë raportuar t’i kenë gjetur atij sende të paligjshme. 30-vjeçarit i është gjetur celulari gjatë kontrollit të fundit në burgun 313. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagranc i 5 efektivëve operacional.

Të arrestuarit janë me inicialet: A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, efektivët e rolit bazë në forcat operacionale, të cilët kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë që më herët nga ana e Hetimit në SHKBB janë bërë edhe arrestime të tjera në saj të rritjes së kontrollit në sistemin penitenciar. Disa javë më parë nga ky sektor u godit fenomeni i mbajtjes së telefonave në qeli, në IEVP Rogozhinë, si dhe në IEVP Peqin u arrestuan 6 efektivë të tjerë policie.

Kush është Dritan Velaj

Në korrik të këtij viti, Dritan Velaj 30 vjeç qëlloi me sëpatë babain e tij 67 vjeçar.

Dritan Velaj, njihet si person që ka ushtruar edhe më parë dhunë mbi familjarët e tij dhe që ka bërë edhe një vit burg. Pasi goditi me sëpatë babain e tij duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë, 30-vjeçari u arratis, por u kap pak pas ngjarjes nga një patrullë e policisë që u vu në ndjekje të tij.

g.kosovari

Next Post
Ferrari tradhton pilotët, Hamilton në pol edhe në Hockenheim

Ferrari tradhton pilotët, Hamilton në pol edhe në Hockenheim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In