• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakroi prindërit me thikë dhe vrau veten, i riu sapo ishte kthyer nga Gjermania

by A R
07/05/2018 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I riu qe u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni, pasi masakroi me thikë babanë dhe nënën në shtëpinë ku jetonin prej 10 ditësh në Tiranë, vetem para pak ditesh ishte kthyer nga Gjermania.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Nasi Pavllo”, në një pallat në krah të Ambasadës Amerikane. Brian Skrapari, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u hodh nga kati i tretë, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Ai ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit. Ndërsa prindërit e tij, Ermir dhe Anila Skrapari, ndodhen në Spitalin Ushtarak. Në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën ndodhet babai 66- vjeçar, i cili u godit të 10 herë më thikë nga i biri, në bark dhe në qafë.

Ndërsa e ëma, ndonëse ka një plagë të rëndë në qafë, sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por ajo ende nuk e di që i biri ka ndërruar jetë. Burime nga Policia thanë se shkak për krimin e rëndë në familje është bërë një debat që viktima Brian Skrapari ka pasur me të atin.

Sipas Policisë, nga dëshmitë e disa të afërmve të familjes Skrapari, është mësuar se 25-vjeçari vuante nga depresioni dhe prej dy vitesh kurohej me medikamente. Ndërsa kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku shkonte herë pas here tek e motra, e cila studion atje për mjekësi.

NGJARJA

Policia tha dje se, të shtunën, rreth orës 22:05, është dërguar në spital shtetasi Brian Skrapari, 25 vjeç, në gjendje të rëndë, pasi ishte hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pavllo”. Gjithashtu, Policia tha se janë dërguar në spital të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi Ermir Skrapari, 66 vjeç dhe e ëma, Anila Skrapari, 55 vjeç.

“Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25-vjeçari pas një grindjeje ka goditur babanë dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve i riu është hedhur nga kati i tretë i banesës”, tha zyrtarisht Policia. Nga hetimet e kryera gjatë orëve të paradites është më- suar se sherri fillimisht ka nisur mes djalit e babait. Në grindje e sipër, i riu ka marrë thikën e bukës dhe ka goditur 10 herë të atin në bark dhe në qafë.

Në këtë moment ka hyrë në shtëpi nëna e tij, e cila ndodhej poshtë në dyqan. Kur ka parë skenën ajo është futur në mes, por djali e ka goditur edhe atë me thikë në qafë. Më pas ka lëshuar thikën nga dora dhe është hedhur nga ballkoni. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, e lajmëruar nga fqinjët.

Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Burimet thanë se gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur edhe disa medikamente që dyshohet se përdorte 25-vjeçari për depresionin. Nga dëshmitë e fqinjëve është mësuar se familja Skrapari kishte më pak se 10 ditë që ishte akomoduar në atë pallat, ku kishin marrë një shtëpi me qira. Për këtë arsye asnjë prej fqinjëve ende nuk i njihte dhe nuk kishte dëgjuar për probleme që ata mund të kishin brenda familjes./Panorama/a.m.

Next Post
Sanksionet e SHBA pas ‘flirteve’ me Rusinë, Turqia: Do hakmerremi!

Sanksionet e SHBA pas 'flirteve' me Rusinë, Turqia: Do hakmerremi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In