• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakroi babain e 3 fëmijëve, shqiptari dënohet për vrasje

by A R
04/11/2021 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptari Erlin Hasa, i cili masakroi me thikë një 43-vjeçar rumun në Birmingham të Britanisë është dënuar për vrasje. I riu goditi 62 herë me thikë rumunin Marian Savu, u shpall fajtor ditën e sotme ndërkohë që ka mohuar akuzat.

Horror mund të konsiderohet ajo që ka kryer 35-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe. I riu e vrau ruminin në sy të njerëzve, të cilët kanë dëshmuar me sytë e tyre ngjarjen e rëndë.

Marian Savu ishte baba i 3 fëmijëve. Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit së bashku me disa persona të tjerë. Në orët e para të mëngjesit të dy së bashku konsumuan kokainë dhe më pas e shpërndanë me njerëz të tjerë në tavolinë.

Por disa minuta më vonë, teksa viktima po qëndronte i ulur dhe po lexonte mesazhet e gruas në celular, Hasa mori thikën, i hodhi krahun në qafë sikur ta kishte mik të ngushtë dhe pretendohet se në këtë moment e goditi me thikë.

Viktima, Marian Savu

Savu u kap në befasi nga sulmi dhe ishte i paaftë për të mbrojtur veten. Hasa më pas u mundua që ta therte në fyt dhe ta godiste me thikë në trup. Personat e tjerë që ndodheshin me ta, u arratisën sapo panë që ndodhi sulmi.

Sidoqoftë, Savu mundi që t’i shpëtonte sulmeve për momentin dhe doli jashtë në rrugë në një kryqëzim. Por shqiptari kishte ndërmend ta çonte sulmin deri në fund. Ai e ndoqi rumunin dhe e goditi me thikë në mes të rrugës derisa i mori jetën.

Raportohet se Hasa e goditi me thikë edhe teksa rumuni po jepte shpirt. Babai i 3 fëmijëve humbi jetën pasi u mbyt nga gjaku i tij sepse një nga plagët i kishte prekur venat.

Pas vrasjes, Hasa shkoi në apartamentin e tij për të larë gjakun që kishte në rroba. Megjithatë, nuk ishte i vështirë identifikimi i tij, pasi vrasjen e kishin parë shumë dëshmitarë.

Në momentin e arrestimit, Hasa ka qenë i çorientuar, i lyer me gjak, por sipas mediave, nuk hezitoi që ta hapte derën kur në shtëpi i shkoi policia. Të premten pritet që të dalë vendimi se sa vite burg do të vuajë shqiptari.

/a.r

Next Post
Rama intervistë nga Beogradi: Largimi i Zaev nuk ndikon në ‘Ballkanin e Hapur’, nisma nuk lidhet me persona të përveçëm

Rama intervistë nga Beogradi: Largimi i Zaev nuk ndikon në ‘Ballkanin e Hapur’, nisma nuk lidhet me persona të përveçëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In