• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakroi administratorin e PS, prangoset militanti i PD Dritan Selishta

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Dibrës ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dhunimit të kreut të Njësisë Administrative Tomin, në Dibër, dy ditë më parë. Siç raporton policia e qytetit verior, Dritan Selishta ishte person me precedent të mëparshëm penal dhe kapja e tij është bërë në fshatin Brezhan.

Policia shton se Selishta ka dhunuar në bashkëpunim dhe me një tjetër person kreun e Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda.  Lidhur me ngjarjen, Partia Socialiste e ka konsideruar këtë si një akt të turpshëm, ndërkohë që Partia Demokratike e ka lidhur çështjen me blerjen e votave për zgjedhjet e nesërme që do të mbahen në Dibër.

Por, Nuri Meda i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke thënë se ai kishte shkuar në vendin e ngjarjes pasi kishte pasur informacion se Selishta po shpërndante para për blerjen e votave. Gjatë një interviste për Report Tv, Meda deklaroi se ishte dhunuar barbarisht dhe se në momentin e ngjarje s’ka qenë e pranishme në vendngjarje edhe policia.

Ai u dërgua në spital, pasi kishte plagë të forta në trup e kokë, për shkak të goditjeve, sipas tij, me dorezë hekuri nga Selishta. Plagët që kishte marrë Meda ishin qepur nga vetë kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, i cili ka lënë në mes takimet elektorale dhe ka shkuar për ti ardhur në ndihmë mjekësore Medës.

Ja komunikata e policisë
Shërbimet  e Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor Dritan Selishta, kanë organizuar  menjëherë punën për kapjen e tij.
Rreth orës 13:00, datë 10.09.2016,  në fshatin Brezhdan, njësia Administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë kanë bërë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor :
·         Dritan Selishta  34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, Dibër, person me preçedent të mëparshëm kriminal.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 08.09.2016, në fshatin Pilaf, njësia Administrative Tomin.
Ky shtetas dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta Administratorin e njësisë Administrative Tomin, shtetasin  N.M, 58 vjeç.
Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet  e policisë Dibër të shtetasit Dritan Selishta, ku në bashkëpunim me Prokurorinë do të kryejn veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
Në përfundim të veprimeve proceduriale që do të kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë do tju nisim informacion përfundimtar.

a1a2a3a4

Next Post
Zgjedhjet Dibër, KQZ: Partitë po pengojnë shpërndarjen e bazës materiale

Zgjedhjet Dibër, KQZ: Partitë po pengojnë shpërndarjen e bazës materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In