“Skena të tmerrshme”.
Kështu i kanë cilësuar dëshmitarët momentin e plagosjes së 28-vjeçarit Dino Majko në Sarandë.
Burime për “BalkanWeb”, mësojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal nate, në një kohë që në të kanë qenë klientë dhe turistë të shumtë. Nuk dihen detajet se përse ka nisur sherri, por së paku, raportohet se i riu është goditur 5 herë me thikë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë, për të marrë provat e nevojshme.