• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakrat tona të vitit 1944 dhe 1951

by Java News
23/02/2020 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Hashorva

Në historinë tonë të shkurtër (të bërë lëmsh nga një mungesë e plotë e respektit për të vërtetën dhe nga një polarizim i skajshëm politik që nuk lejon tregime dhe analiza realiste të ngjarjeve), në shkurt kujtojmë dy krime të bëra nga shqiptarët ndaj shqiptarëve, të interpretuara në mënyra krejt të ndryshme nga pole të kundërta ideologjike.

Kur lufta midis forcave nacionaliste dhe atyre komunistë ishte në kulm, në Tiranë, më 3 shkurt të vitit 1944, guerilet komuniste, në përpjekje për të vrarë Kadri Cakranin, komandantin ushtarak të Ballit, dhe Xhafer Devën, ministrin e Brendshëm të kohës, vranë shoqëruesin e Kadri Cakranit dhe, më pas, po atë ditë, vranë edhe nipin Xhafer Devës. Pas kësaj, natën e 3-4 shkurtit u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u ndalua qarkullimi në Tiranë.

Ata që nuk do të zbatonin urdhrin, do të pushkatoheshin në vend. Si pasojë, atë natë, ndonëse komunistët për arsye politike dhe propagandistike thonë se u vranë 84 persona, sipas procesverbalit të prokurorisë dhe të dhënave të morgut të spitalit të Tiranës, duhet të jenë vrarë 14 persona, prej të cilëve 9 janë të identifikuar me emra, ku bëjnë pjesë edhe dy italianë, dy janë të paidentifikuar dhe tre u gjendën më vonë, më 6 shkurt, nga interesimi i familjarëve të tyre.

Ishte një masakër që bënë autoritetet në fuqi gjatë luftës, e cila mund të shmangej, po t’i lihej në dorë drejtësisë që të vepronte dhe të dënonte vetëm përgjegjësit. Megjithatë, duhet shënuar se, pas kësaj dhe për këtë ngjarje, kryeministri Rexhep Mitrovica e kritikoi ministrin e tij të brendshëm, Xhafer Devën dhe pak muaj më pas ky e humbi postin e ministrit dhe u kthye në Kosovë prej nga kishte ardhur.

7 vjet më pas, më 19 shkurt të vitit 1951, në legatën sovjetike në Tiranë u hodh një pako dinamit i cili shpërtheu pa dëmtuar njeri. Menjëherë pushteti komunist kreu arrestime të mbi 100 personave të cilët i mbyllën në burgun e Tiranës. Prej tyre zgjodhi 22, midis të cilëve edhe një grua, dhe natën e 21 shkurtit i çoi në breg të lumit Erzen dhe i pushkatoi të gjithë.

Njerëzit që burgosi dhe vrau e, më pas, edhe ata që internoi e i persekutoi për këtë shkak, nuk kishin asnjë lidhje më dinamitin që u hodh në ambasadën sovjetike. Ishte një masakër barbare që bënë kriminelët komunistë pa asnjë shkak, në kohë paqeje, pa pyetur as “drejtësinë” e tyre, mbi intelektualë krejt të pafajshëm të Tiranës. Megjithatë, duhet shënuar se, pas kësaj, atyre që e organizuan këtë masakër, Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, Byroja Politike i përgëzoi dhe ua miratoi veprimin.

Nuk dua t’i komentoj më tutje këto ngjarje me njëfarë ngjashmërie por, duke perifrazuar një paragraf, nxjerrë nga një shkrim i botuar së fundi (fjalët origjinale të së cilit janë në kllapa), që e cilësonte ngjarjen e 4 shkurtit (duke harruar ngjarjen e 21 shkurtit), si “Natën e Bartolomeut”, për atë që ndodhi më 21 shkurt, do të thosha:

Projekti i një masakre të tillë që kolaboracionistët sovjetikë (nazistë) shqiptarë vranë bashkëkombësit e tyre me një gjakftohtësi barbare, nuk ishte vetëm një projekt i një hakmarrjeje kundër Antikomunizmit (Antifashizmit) Shqiptar, që e kundërshtonte

pushtimin sllavo-sovjetik (nazist), por dhe një servilizëm i ndyrë dhe antinjerëzor i kolaboracionistëve shqiptarë ndaj komunistëve sovjetikë (nazistëve gjermanë).

Në mbledhjen e Byrosë Politike, që u bë për masakrën e 21 shkurtit, Mehmet Shehu propozoi: “Do të ishte mirë që ne si Byro Politike t’i bënim një telegram shokut Stalin ku t’i tregonim se si ka ndodhur kjo ngjarje, kjo fatkeqësi e madhe, dhe t’i premtojmë e ta sigurojmë se luftën kundra armiqve të jashtëm e të brendshëm do ta vazhdojmë akoma më me ashpërsi”. Byroja Politike njëzëri e miratoi masakrën si dhe propozimin e Mehmet Shehut për telegram shokut Stalin.

Tashti, më thoni, të dashur lexues, cila nga masakrat ju duket më barbare dhe cili regjim ju duket se veproi më keq pas asaj që ndodhi? Cili regjim ju duket më servil dhe më kolaboracionist: regjimi nacionalist i kohës së luftës, në vitin 1944, që e dëboi më pas përgjegjësin kryesor të masakrës, Xhafer Devën, apo regjimi komunist i kohës së paqes që u mburr para Stalinit për masakrën që kreu mbi popullin e pafajshëm të Tiranës dhe Mehmet Shehun, njërin nga kriminelët kryesorë të masakrës, pas tre vjetësh do ta gradonte dhe do ta bënte kryeministër të Shqipërisë, post që e mbajti deri kur vdiq, në vitin 1981?

Para pak ditësh pashë një veteran në portalin kujto.al që u pyet se çfarë do të bënte, po ta dinte se kishte vetëm 24 orët e fundit të jetës së tij. A e dini si u përgjigj? “Do të vras një ballist”, tha.

A nuk do të ishte mirë që këto dy ngjarjet të dhimbshme që përmenden të përkujtoheshin së bashku si dëshmi e agresivitetit të ndërsjellë shumë të dëmshëm që kemi ne shqiptarët ndaj njëri-tjetrit, me qëllim humanizimin dhe qytetërimin sado pak tonin dhe mospërsëritjen më të ngjarjeve të tilla?

Next Post
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO- DPMNE nuk mohon negociatat me shqiptarët

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO- DPMNE nuk mohon negociatat me shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In