Krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me vrasjen në banesë të kryefamiljarit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999. Edhe pse shumë vite më parë, thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëve të tyre, në periferi të Durrësit, aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit.
Atëkohë Dan Hutra ishte as 18 vjeç, dhe familja ishte e bashkuar, tre motra dhe tre vëllezër. Pas kësaj ngjarje, ndryshoi gjithçka, dhe Hutra në 2003 u ekspozua me krimin e përdhunimit, për të cilin u arrestua nga policia e Devollit.
Aktualisht autori i masakrës me 3 gra të vrara dhe 3 të plagosura, 5 herë i arrestuar dhe me rreth 17 vite burg, për vrasje, përdhunime e vjedhje, ndodhet në qelitë e sigurisë së lartë tek 302, i izoluar më vete dhe në masa të larta sigurie.
Nga ana tjetër tre motrat e martuara e me fëmijë, i kërkojnë policisë të mbrohen, nga frika e hakmarrjes, edhe pse ato kanë pretendua se prej kohësh nuk kishin kontakte me vëllain.
Një ditë pas ngjarjes, xhaxhai i Etleva Kurtit që Dan Hutra vrau në derë të shtëpisë, kërcënoi se me kodin e gjakmarrjes, një grua e vrarë lahet me 7 meshkujt të vrarë nga ana e hasmit.
Ende nuk është marrë një vendim nëse Hutra do ti nënshtrohet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore , pasi deri në këto momente për hetuesit nuk duket te këtë probleme te kësaj natyre.
“Do të shohim me vonë pasi të kryejmë edhe disa verifikime te tjera”, thanë për Report TV burime nga prokuroria
Vete 41 vjeçari nuk i ka mohuar vrasjet e Mevlute Hysës, Hasime Dafkun, Etleva Kurtin, madje ka dhënë edhe detaje për ngjarjet dhe faktin që ai i kishte përgatitur listën e personave që do të vriste prej kohësh.
/s.f