Kush qëndron pas masakrës me gjashtë viktima në Greqi, ku u ekzekutuan gjashtë shqiptarë? Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje që hedhin dritë rreth kësaj masakre dhe që mund t’i japin përgjigje pyetjes.
Dyshohet se pas këtij urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve qëndron mafia shqiptare e burgjeve.
Pasi që në fillim të ngjarjes u raportua se atentati ndaj 6 personave u bë për larje hesapesh. Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa.
Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.
Të paktën kjo duket të jetë skema e ndërtuar nga oficerët e policisë greke. Më tej sqarohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.
Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave./m.j