• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakra në Sri Lanka, frymëzim nga ISIS, Pompeo: Kjo është edhe beteja e SHBA!

by Java News
22/04/2019 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sulmet e Sri Lankës u frymëzuan nga Shteti Islamik”, i tha CNN-it një zyrtar amerikan, që sqaroi se në këtë përfundim të çojnë të dhënat e shërbimeve sekrete. Asnjë grup nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për masakrën që shkaktoi 290 të vdekur e me qindra të plagosur, por dyshimet ranë që në fillim tek ekstremistët fetarë.

Qeveria fajësoi grupin jo shumë të njohur lokal xhihadist “National Thowheed Jamath”, nga i cili nuk ka ndërkohë asnjë pohim. Përballë provave, ekzekutivi vendas u detyrua të pranonte se ka pasur disa paralajmërime përpara serisë së sulmeve të bashkërenduara, por autoritet kishin dështuar të vepronin.

Së fundi u konfirmua se në mesin e viktimave ishin dhe 4 shtetas amerikanë. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se beteja kundër ekstremizmit në Sri Lanka është edhe betejë e Amerikës.

“Mund ta konfirmojmë se në mesin e viktimave kishte vërtet shtetas amerikanë. Kjo është edhe lufta e Shteteve të Bashkuara. Fola me kryeministrin e Sri Lankës dhe Ambasada jonë e pjesë të tjera të administratës amerikane po ofrojnë çdo asistencë të mundshme, si për amerikanët atje, ashtu dhe për qeverinë. Kërkuam që çdo keqbërës të dalë sa më shpejt përpara drejtësisë dhe ne jemi të përgatitur ta mbështesim një gjë të tillë”, tha Mike Pompeo.

Plot 24 vetë janë arrestuar pas aksionit policor, ndërsa zyra e presidentit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, e cila iu jep policisë dhe ushtrisë fuqi shtesë për të vepruar. Autoritetet vendase kishin marrë që përpara dy javësh një paralajmërim për bombë nga “National Thowheed Jamath”, por as kryeministri dhe as kabineti i tij nuk ishte njoftuar.

Zyrtarët vendas janë të bindur se, pa mbështetjen e një rrjeti ndërkombëtar, këto sulme nuk do të kishin ndodhur. Në mesin e viktimave ishin dhe 3 nga 4 fëmijët e miliarderit danez, Anders Holch Povlsen, i njohur më së shumti si pronar i gjigantit të blerjeve “online”, “ASOS”.

/a.meta

Next Post
Themeluese e ‘Bindjes Demokratike’? Kritikja e Bashës sqaron: Ja e vërteta!

Themeluese e 'Bindjes Demokratike'? Kritikja e Bashës sqaron: Ja e vërteta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In