Një ditë pas masakrës me 8 viktima, Bashkia e Selenicës ka pnalifikuar te mbaje një mbledhje të jashtëzakonshme. Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia, raporton nga Selenica, se Këshilli Bashkiak do te mblidhet jashtë rendit të planifikuar, në kushte të urgjencës.
Mësohet se do të vendoset akordimi i një fondi të posacëm që do të mbulojë shpenzimet e ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ritvan Zykaj.
Po ashtu, Bashkia do të vendosë për shpalljen e tre ditëve zije në nderim të viktimave të pafajshme. Mesohet se 5 nga viktimat e mbremshme kane qene me ndihme sociale nga Bashkia e Selenices per shkak te veshtiresive dhe pamundesise ekonomike per te mbajtur familjet.
ma.me