Presidenti Ilir Meta shprehu sot mirënjohjen për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë, që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës, Slobodan Millosheviç.
Si sot 20 vjet më parë, u shpreh Meta, bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithëruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Millosheviç.
“Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë”, u shpreh Meta.
/a.rada