• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e Elbasanit, ja dosja e Endrit Alibejt në Itali, përdorte 5 emra dhe 2 nofka

by Java News
09/01/2019 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Per viktimat ë atentatit mafioz ne Elbasan, Endrit Alibej, që ishte shënjestra së bashku me xhaxhanë e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay, deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Pista ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Itali. Sonte për herë të parë eshte zbardhur roli i Endrit Alibejt në trafikun e drogës në Itali në dosjen prej 237 faqesh.

Dosja e drejtësisë italiane për Endrit Alibejn
Operacioni i policise italiane qe çoi ne arrestimin e Endrit Alibej ne 4 qershor te vitit 2013 eshte konsideruar si nga operacionet me te sukseshme kunder trafikut te droges ne vendin fqinj . Sipas medias italiane ne kete operacion te paprecendete kane marre pjese mbi 300 agjente dhe u arrestuan ne flagrance mbi 15 persona ndersa u sekuestruan rreth 30 kg kokaine. Policia italiane gjithahstu arriti te dokumentonte trafikun e droges per te pakten 30 kg me nje vlere mbi 10 milione euro. Nderkohe ne total policia ka ndermarre 31 procedime.

Te shumta kane qene kontrollet ne qender te Astit ne veri te Italisë per te cmontuar ate qe policia italiane e cileson nje kartel kriminal shqiptaresh me pjesemarrje edhe te shtetasve italiane. Operazioni “cocash” ka zgjatur perreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri ne qershor 2013 dhe eshte shtrire krahas veriut te Italise edhe ne Holande. Ne deklaraten e tij drejtuesi i operacionit te policise italine theksoi se veshtiresia lidhej me faktin se ne kerkim ishin persona me levizshmeri te madhe te cilet perdorni disa emra dhe pseudime. gjithahstu per policine italine suprize ishte dhe fakti i gjetjes se tre pistoletave dhe municioneve te tjera ne banesen e njerit prej personave te hetuar.

Mes te arrestuarve te operacionit te 4 qershorit ka qene dhe Endrit Alibej se bashku me te vëllain e tij Andrea Alibej. Pikerisht 29 vjecari i arrestuar ne ate kohe perdorte disa emra madje edhe te shtetesive te ndryshme/ Sic shikohet ne dosjen e policise italiane per te riun nga Elbasani, Endrit Alibej perdorte gjithahstu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri duke perdorur ne kete rast mbiemrin e nenes. Gjithahstu ai perdorte dokumentat si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis . Endrit Alibej ka perdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”.

Ndersa vellai i tij renditet i 10 ne liste me emrin Erion Alibej. Por edhe ai perdorte dy emra te tjere Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Sipas policise italiane te dy vellezerit drejtonin nje grup te trafikut te droges nga Holanda drejt veriut te Italise . Hetimet e policise italiane jane zhvilluar kryesisht ne rajonin e Astit por jane shtrire edhe ne Holande. Sipas dosjes italiane Dy vellezerit te konsideruar si koka e grupit jane vene ne pergjim ne gusht te vitit 2011 pasi dyshoheshin per trafikim dhe shperndarje droge ne veri dhe ne qender te italise,.Po sipas dosjes hetimore dy vellezierit kishin kontate te shumta si me furnizuesit e lendes narkotike ashtu edhe me bleresit. Pergjimet shkojne deri ne Amsterdam ku Endrit Alibej shfaqet duke bere pazare droge me nje bashkeatdhetarin shqiptar te identifikuar nga policia italiane me emrin Astrit . Ne nje bisede te pergjuar te dates 7 dhjetor te vitit 2011 Endrit Alibej e pyet Astritin:

Endrit: Prej sa kohesh je ti ketu Astrit?

Astrit: 6 apo 7 vjet , … Do ta marresh me 10000 por me leke ne dore …

Kjo eshte nje pjese e vogel e shume pergjimeve te dosjes prej 237 faqesh qe coi ne arrestin me burg te Endrit Alibej. 29 vjecari shfaqet si personazh kryesor ne keto pergjime te ketij grupi qe policia e ka cilesuar si kartelin shqiptar te droges. Endrit Alibej u denua nga gjykata e Apelit me 5 vite burg por ishte ne pritje te gjykimit ne Kasacion . Ai ishte lene i lire pas vuajtes se denimit ndersa ishte kthyer ne shqiperi pak dite para se te ekzekutohej ne 29 dhjetor ne Bradashesh.

Viktima Endrit Alibej

Ekzekutimet në Elbasan, gazetari Caka: Policia shkoi me vonesë, vrasësit dyshohen të huaj

Gazetari Driçim Caka u shpreh se pjesë e grupit që kanë ekzekutuar tre personat në Elbasan dyshohet se janë edhe të huaj. “Dyshohet se ka edhe persona të huaj në grupin e ekzekutorëve. Po shikohen të gjithë personat e huaj të dyshuar që kanë hyrë në Shqipëri për të shkuar më pas të porositësit. Policia ka shkuar me shumë vonesë në vendin e ngjarjes, 15-20 minuta me vonesë. Policia e mori informacion 2 minuta, pasi ndodhi ngjarja, por arriti me vonesë dhe u justifikua me trafikun”.

Vrasja e trefishtë në Elbasan, Artan Hoxha: Ja pistat e hetimit dhe lidhja me masakrën ndaj Çapajve

Gazetari, Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë mbrëmjen e sotme për vrasjen e trefishtë në Elbasan. “Ndryshe nga herët e tjera kur autorët digjnin makinën apo hidhnin armët, ky është një rast i vecantë ku autorët janë kujdesuar që të mos lënë gjë pas. Kemi viktimat dhe gëzhojat që autorët lanë pas. Mënyra si është bërë vrasja, efektiviteti, tre të vrarë pa asnjë gabim. Ata mbajtën në vëzhgim viktimat. Turku dyshohet se të jetë pjesë e atentatit, ndërsa xhaxhai nuk rezulton të ketë të kaluar kriminale. Ai ka jetuar në Angli, në Elbasan ka familjen.

Në grupin që u godit në Itali në 2013 ka pasur shqiptarë, afrikanë dhe italianë, kokaina trafikohej nga Holanda në Itali. Dy masakrat e fundit i lidh masakra e 3 shkurtit të 2016 me 3 viktima dhe ngjarja e fundit me 3 të vrarë. Në operacionin e kryer në 2013 në Itali është një emër, Eno Bedalli, në atë kohë ka qenë 35 vjeç. Bedalli është mes tre të vrarë në shkurt të 2016 me pjesëtarë të klanit Çapja. Përbërja e grupit që u godit në 2013 ka pasur shqiptarë në Elbasani, Peqini, Vlora, Puka, Kukësi, ka pasur trafik në disa shtete. Artan Begu është nga Vlora, dy vëllezërit Shahini nga Kukësi. Kjo është një nga pistat që prokuroria po heton. Problemi më i madh në lidhje me këtë ngjarje është fakti që zona ka qenë e errët” tha Hoxha./raport.tv

/a.meta

Next Post
Këtyre shenjave horoskopi mos ua besoni kurrë zemrën

Horoskopi, shenjat me të cilat do keni "shkëndija" dashurie në 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt

E PLOTË / Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale!

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In