• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e Dobraçit, SPAK ende pa akuzë për dy të vetëdorëzuarit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

by A R
23/01/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ende nuk i ka komunikuar zyrtarisht dyshimet dhe akuzat shtetasve Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, si autorë të dyshuar në vrasjen e katërfishtë të Arlind Bushatit, Hamza Licit, Bashkim Bashës dhe Flutura Bashës, e ndodhur në Shkodër më 30 tetor të 2024.

Sakica dhe Troshani u vetëdorëzuan një ditë më parë në policinë vendore të Shkodrës pasi janë të dyshuar edhe për ngjarjen e 3 qershorit të vitit të kaluar. Këta dy persona bashkë me 5 shokë të tjerë të tyre u përfshinë në një konflikt me shtetasit Alban Bruçi dhe Vladimir Bruçi, babë e bir, shkruan A2 CNN. Ky i fundit u godit me sende të forta. E gjithë dinamika e ngjarjes është në një video që disponon policia. Babai i Izmir Sakicës, Edmond Sakica kishte debatuar me shtetasin Vladimir Bruçi disa minuta më përpara për çështje parkingu. Më pas 7 persona shkuan në lagjen “Rus” duke kërcënuar me armë dhe duke rrahur me grushte e sende të forta Vladimir Bruçin, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim.

Burime pranë palëve bëjnë me dije për A2 CNN se dy të konfliktuarit drejtpërdrejtë Sakica dhe Bruçi e kanë mbyllur sherrin mes tyre duke i shtrirë dorën njëri-tjetrit afro dy muaj më parë. Pasi janë pajtuar, Sakica dhe Troshani, si dy prej të shpallurve në kërkim u vetëdorëzuan. Në polici këta dy shtetas kanë treguar si ka ndodhur konflikti me Bruçin dhe faktin se tashmë janë pajtuar me palën tjetër si dhe pretendojnë se armët që shihen në videon që ka policia nuk janë origjinale por armë false.

Sa i përket ngjarjes së më vonshme të 23 gushtit të vitit të kaluar në Bushat, shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani që ndodheshin në një automjet të blinduar bashkë me Safet Bajrin dhe që u qëlluan me armë zjarri, kanë qenë më përpara në policinë e Shkodrës dhe kanë deklaruar se në atë rast janë viktimat. Këta dy shtetas u shprehën se janë qëlluar me armë zjarri nga disa persona që sipas policisë janë vëllezërit Prendi.

Në momentin kur Sakica dhe Troshani u paraqitën në polici për ngjarjen e Bushatit, në atë kohë nuk kishin ende një mandat arresti për konfliktin në “Rus” me Bruçin. Fletë arresti për rastin e ngjarjes në “Rus” është firmosur nga prokuroria në fund të vitit të kaluar dhe dyshohet se përveç vëllezërve Prendi është qëlluar edhe nga automjeti i blinduar ku ndodheshin Izmir Sakica, Safet Rustemi dhe Samuel Troshani. Ky i fundit dyshohet se është kundërpërgjigjur me pistoletë në atë ngjarje e cila është bashkëlidhur si dosje me rastin e vrasjes në Dobraç më 30 tetor që po hetohet nga SPAK.

Ndërkohë deri më tani dy të rinjtë janë njohur vetëm me dyshimet ndaj tyre për veprat penale “vrasja”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtja pa leje e armëve”, “kanosja” dhe “plagosja e lehtë me dashje”.

Izmir Sakica dhe Izmir Troshani deri më tani nuk janë njohur me asnjë akuzë tjetër për ngjarjet e kaluara siç është vrasja e 30 tetorit me katër viktima. Në këtë dosje që i ka kaluar SPAK pak kohë pas ngjarjes, këta dy shtetas Sakica dhe Troshani janë të dyshuar si pjesëmarrës në atë krim të rëndë. SPAK dyshon se Sakica është njëri prej ekzekutorëve dhe se Troshani ka qenë në fouristradën që u gjet e djegur disa minuta më pas në një fshat aty afër.

Pavarësisht kësaj dhe faktit që janë vetëdorëzuar për një ngjarje tjetër, deri më tani ndaj këtyre dy shtetasve SPAK nuk i ka komunikuar ende asnjë akuzë për dyshimet e përfshirjes së tyre në vrasjen e 30 tetorit. Kjo pritet të ndodhë në ditët në vazhdim pasi Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të njihen me masën e sigurisë të rivlerësimit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për ngjarjen e 3 qershorit në lagjen “Rus”.

Next Post
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rubio, sekretari i parë i rendit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

February 10, 2026
Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

Protestuesit hedhin molotov edhe drejt medias, kameramani përfshihet nga flakët (VIDEO)

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In