Në fillim shpërthimi i një autobombe përpara objektivit, më pas sulmi i një grupi të armatosur. Me këtë taktikë militantët somalezë të lidhur me Al Kaedën kanë goditur në zemër të Mogadishut, duke vënë në shënjestër hotelin “Ambassador”.
Ende paraprak bilanci i viktimave. Për momentin flitet për 15 të vdekur, përfshirë 2 deputetë, por shifra mund të rritet. Ndërkohë raportohet se disa nga militantët janë ende brenda hotelit, të frekuentuar kryesisht nga politikanë.
Sulmi në Mogadishu vjen pak orë pas njoftimit të qeverisë për një sukses të rëndësishëm, vrasjen e një drejtuesi të lartë të Al Shabab, i dyshuar për një masakër të verifikuar në Kenia në vitin 2015, ku mbetën të vrarë rreth 150 persona.
TCH/d.i.