Të paktën nëntë persona, katër prej tyre të mitur, janë vrarë në një sallë lojërash elektronike në Meksikë, raporton CNN.
Sakaq të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë. Masakra ndodhi në Uruapan, në shtetin perëndimor meksikan Michoacan, të hënën, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të shtetit.
Katër persona u futën në këtë sallë dhe kanë filluar të qëllojnë me armë duke lënë të vdekur 9 persona.
Raportohet se katër nga të vdekurit janë rreth moshës 12 dhe 17 vjeç. Sakaq në mesin e të vdekurve janë edhe një 18-vjeçar dhe një 39-vjeçar.
Kjo ngjarje nuk është e pazakontë. Uruapan, ka parë episodet e dhunës së ashpër të lidhur me kartelet e drogës në të kaluarën.
Në vitin 2013, kufomat e shtatë burrave që u duk se ishin qëlluar u hodhën pranë një sheshi qendror në qytet.
Sakq në 2006, anëtarët e një karteli të drogës ‘La Familia Michoacana’ thuhet se prenë kokat e 5 anëtarëve të bandave rivale dhe i hodhën në dysheme.











