• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakër mjedisore në lumin Mat, firmat e inerteve po shkallmojnë basenin

by Java News
12/07/2017 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që po ndodh me shtratet e lumenjve, është një tjetër masakër mjedisore, që konsumohet çdo ditë nën hundën e institucioneve shtetërore. Një vëzhgim i emisionit “STOP” tregon gërryerjen në lumin Mat, përgjatë rrugës Tiranë-Lezhë. Bujar Shpendi, specialist në Drejtorinë e Baseneve në Lezhë, thotë se firmat që ushtrojnë aktivitetin në shtratet e lumenjve janë me leje për rehabilitimin e tyre, që bazohet në urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë të muajit Shkurt 2017.

Drejtori i Politikave të Baseneve Ujore, Arben Pambuku, shpjegon se urdhri i ministrit është keqinterpretuar dhe firmat abuzojnë, duke marrë inerte që duhet të përdoreshin për rehabilitimin e lumenjve.

Edhe pse në nenin 67 të ligjit numër 11 të vitit 2012, për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, thuhet se është e ndaluar marrja e materialeve inerte, rërë, zhavorr, gurë ose plisa, përgjatë aksit Tiranë – Lezhë vihet re masakra mjedisore që po i bëhet lumit Mat. Por organet kompetente për menaxhimin e burimeve ujore mesa duket kanë “mbyllur sytë”, duke lejuar në këtë mënyrë shkatërrimin e lumit Mat.

Gazetarja e emisionit “STOP” komunikoi me Bujar Shpendin, specialist në Drejtorinë e Baseneve në Lezhë, i cili u shpreh se grumbullimi i inerteve shkon në favor të lumenjve, pasi shfrytëzohen për të mbajtur të rregullt rrjedhën e lumit.

“Për sa i përket punimit të subjekteve në lumin Mat, janë me leje për rehabilitimin e lumit. Në bazë të urdhrit numër 309, datë 31.05.2016, për ngritjen e grupit institucional të punës për identifikimin e nevojave për rehabilitimin e shtretërve te lumenjve, grupi i punës, ku pjesë e saj kemi qenë edhe ne, kemi bërë verifikim në terren të të gjithë lumit me segmentet përkatëse. Janë evidentuar 4 segmente për ndërhyrje të nevojshme për rehabilitim, pasi është e nevojshme që lumi të rehabilitohet për mosdevijim dhe gërryerje të tokave bujqësore.”

I pyetur nga gazetarja sesi shfrytëzohen inertet që nxirren nga lumi Mat, Bujar Shpendi u shpreh se ato përdoren për mbushjen e gropave dhe devijimit të lumit në dy krahët e shtratit të tij dhe si rrjedhojë nuk janë shfrytëzuar nga subjektet private.

Drejtoria e Baseneve Ujore në Lezhë deklaroi se në bazë të urdhrit të Ministrit të Bujqësisë, për rehabilitimin e lumenjve, kanë përfituar leje shfrytëzimi deri në vitin 2022 disa subjekte private.  Por në bazë të investigimit të emisionit “STOP” rezultoi se këto subjekte private i përdorin inertet për përfitime vetjake dhe jo për të ruajtur rrjedhën e lumenjve.

Ndërsa Drejtori i Politikave të Baseneve Ujore, Arben Pambuku thotë se urdhri i ministrit është keqinterpretuar dhe se firmat abuzojnë, duke marrë inerte që duhet të përdoreshin për rehabilitimin e lumenjve.

“Urdhri ka qenë në ndihmë të mbrojtjes së shtretërve të brigjeve të lumenjve. Në asnjë rast nuk ka patur një urdhër për të shfrytëzuar shtretërit apo brigjet e lumenjve. Në bazë të këtij urdhri, grupi i punës ka përgatitur materialin, i cili iu është dërguar të gjashtë drejtuesve të Këshillave të baseneve të Republikës së Shqipërisë.”

Vetëm kryetari i Këshillit të Baseneve dhe institucioni i Këshillit të Basenit janë organet vendimmarrëese për dhënien e lejeve për çfarëdo lloj aktiviteti në një trup ujor. Shfrytëzimi i inerteve është kategorikisht i ndaluar. Janë në kundërshtim me ligjin nëse nuk kanë zbatuar kushtet e lejes, për të cilën kanë aplikuar.”

Arben Pambuku shprehet se po kryhet abuzim, ndaj kërkon revokimin ose shfuqizimin e lejes së këtyre subjekteve private, gjithashtu masë administrative për inspektoratet që kanë lidhje me aktivititetin, i cili është në kundërshtim me lejen e dhënë./tvklan.al/ma.me

Next Post
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohen dy persona sekuestrohen armë e municione

Krujë, arrestohet 21 vjeçari Roland Mesi, kapet me 54 bimë Cannabis Sativa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

Vritet i burgosuri shqiptar në Greqi

January 19, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në: Qëndrimi im është keqinterpretuar dhe shtrembëruar

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In