• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakër e re në Gaza teksa prisnin ndihmat, Hamasi propozon armëpushim

by A R
15/03/2024 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hamasi u ka paraqitur ndërmjetësuesve një propozim për armëpushim në Gaza, i cili përfshin një fazë fillestare të lirimit të grave, fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve izraelitë të mbajtur peng në këmbim të lirimit të 700-1000 të burgosurve palestinezë.

Fondamentalistët kërkuan gjithashtu lirimin e 100 të burgosurve palestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm në burgjet izraelite dhe atë të ushtareve femra izraelite.

Hamasi tha se do të binte dakord për një datë për një armëpushim të përhershëm pas shkëmbimit fillestar të pengjeve dhe të burgosurve.

Një ditë më parë Izraeli i quajti kërkesat e Hamasit jo reale, për një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve

Një përditësim për këtë çështje do t’i dorëzohet nesër kabinetit të luftës dhe kabinetit të sigurisë”, njoftoi zyra e kryeministrit Netanjahu.

Ndërkohë Ministria palestineze e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se numri i masakrës së re të civilëve që prisnin ndihma humanitare mbrëmë në qytetin e Gazës është rritur në 21 të vdekur dhe të paktën 150 të plagosur.

Burimet lokale të cituara nga agjencia palestineze e lajmeve Ëafa raportojnë se bombardimet ajrore dhe zjarri i artilerisë goditën një turmë qytetarësh që prisnin ushqim dhe ndihma për të mbërritur pranë rrethrrotullimit të Kuvajtit, në qytetin kryesor të Rripit.

Por zëdhënësi në gjuhën arabe i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, mohon raportet që u shfaqën në mediat arabe dhe palestineze, sipas të cilave trupat e Shtetit Hebraik hapën zjarr dje në mbrëmje mbi njerëzit që prisnin ndihmë në qytetin e Gaza, duke vrarë të paktën 21 persona.

/a.r

Next Post
VIDEO / Kaos në studio, Haxhiu dhe Salianji çohen në këmbë. Moderatori vë letrën në ballë

VIDEO / Kaos në studio, Haxhiu dhe Salianji çohen në këmbë. Moderatori vë letrën në ballë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In