• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masa për Berishën/ Minxhozi: Lapsus i SPAK dhe GJKKO. Baze: Vendimi kundërshtohet në gjykatë, jo me Nokën apo duke u fshehur në tualet

by Java News
24/10/2023 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi tha se dosja për privatizimin e kompleksit Partizani është një dosje e rëndë për Berishën. Gjatë diskutimit në emisionin Real Story, Minxhozi u shpreh se ky është një prej shembujve të shumtë se si Sali Berisha e ka përdorur shtetin për interesa personale.

“Kjo është një dosje shumë e rëndë e Berishës, por është një nga shembujt se si Berisha e ka përdorur shtetin krejtësisht sa herë që i është dashur për interesat e veta. Të kujtojmë se çfarë ka ndodhur në 21 janar dhe se si ai ka ndërtuar një kështjellë mbi rërë, teorinë e famshme të pucit për të mbuluar diellin në shoshë dhe  për të mbuluar vrasjet, ka ngritur komision hetimor. Ngriti një fabul të madhe”, tha ai.

Ai theksoi se këto dosje duan vullnet për t’i gjykuar: “Këtu ndodhemi përballë shumë dosjeve, e cila është një prej shumë dosjeve të pagjykuara dhe nëse ti ke vullnetin ta gjykosh një dosje akuza ka shumë gjasa të kthehet në një fajësi, sepse faji ekziston thjesht pse nuk është gjykuar”, tha Minxhozi.

Minxhozi shtoi se SPAK dhe GJKKO kanë krijuar një “lapsus juridik” në raport me Berishën, për caktimin e masës së sigurisë. Sipas tij, kjo gjë mund të ishte evituar duke i drejtuar një kërkesë Kuvendit.

“Unë mendoj se SPAK dhe GJKKO kanë rënë në një lapsus që do duhet ta kishin evituar. Tani këtu Këto qëndron përballë një kuadër i tërë, që është opozita e sotme, e cila është vënë në shërbim të një interesi krejt personal. Këtu luftohet për metra katror. Është krijuar një lapsus krejt i panevojshëm juridik”, tha ai.

Por ndryshe nga Minxhozi, gazetari Mero Baze thotë se nuk ka asnjë lapsus dhe se SPAK dhe GJKKO kanë marrë vendim të drejtë, që kanë aplikuar masë të kufizimit të lirisë për Sali Berishën, i cili dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

“Nuk ka lapsus, as nga SPAK as nga GJKKO. Ata e njohin ligjin. Kemi një vendim të gjykatës speciale, që Sali Berisha ka këtë masë sigurie. Vendimi i gjykatës kundërshtohet në një gjykatë, nuk kundërshtohet duke u fshehur në wc kur të vijnë  policët në zyrë. Nëse është lapsus e gjykon një gjykatë tjetër. Të fshihesh në wc kur të vjen Policia dhe të thuash s’e njoh vendimin e gjykatës. Vendimi kundërshtohet në gjykatë, nuk kundërshtohet me Flamur Nokën”, tha Baze./m.j

Next Post
Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme me 4 kërkesa

Gjykata i njeh si të vlefshme provat kundër Fredi Belerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In