Greqia ka ndaluar mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Lajmi është njoftuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili sqaroi se vendimi do të hyjë në fuqi gjatë verës së 2026-ës, ndërsa zbatimi i saj do të nisë nga 1 janari i 2027-ës.
“Greqia do të jetë ndër vendet e para që do ta ndërmarrin këtë iniciativë. Vendosëm të vazhdojmë me diçka të vështirë, por të domosdoshme: të ndalojmë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Rregullorja do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026 dhe do të zbatohet më 1 janar 2027”, deklaroi Mitsotakis në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Plani grek do të bazohet në sistemin e portofolit të fëmijëve për sa i përket identifikimit të moshës.
Sipas të njëjtit informacion, qeveria do t’u bëjë thirrje platformave dixhitale që të mobilizojnë mjetet e tyre dhe të marrin masat e duhura. Në rast mosrespektimi, do të parashikohen sanksione.











