Ministria e Arsimit dhe Sportit refuzon të nisë procedurat për pajisjen me pasaporta të futbollistëve kosovarë për kombëtaren shqiptare.
Nuk bëhen me dije arsyet e kësaj zvarritje, por Federata Shqiptare e Futbollit thotë se bëhet fjalë për 9 futbollistë.
Ajo i ka kërkuar ministrisë së linjës që të ndryshojë qëndrim duke shtuar se sipas FSHF-së ky është një rast i paprecedent.









