Ndonëse kanë ngelur vetëm dy ditë nga afati zyrtar që maturantët fitues të regjistrohen në degët përkatëse, mësohet se në universitetet publike në vend ka 5 mijë kuota të lira.
Sipas drejtorit të rrjetit akademik shqiptar Arjan Xhelaj, janë regjistruar 17 mijë studentë, ndërsa në total janë 22 mijë kuota.
Më 27 tetor është afati i fundit që fituesit të regjistrohen, në të kundërtën humbin të drejtën e studimit në degën ku kanë rezultuar fitues./a.k