Kemi dëgjuar shpesh propozime interesante për martesë, por ky ndoshta mund të jetë më i bukuri.
Varun Bhanot i propozoi të dashurës së tij gjatë një udhëtim me helikopter, me ndihmën e një fushe të madhe gruri.

I dashuruari ‘gdhendi’ me grurë në fushën e madhe fjalën ‘Anisha marry me’, para se të hipte në helikopter me të dashurën Anisha Seth, për të festuar 28-vjetorin e saj të lindjes.
Gjatë fluturimit, vajza pa atë që kishte bërë Varun, ndërsa ky i fundit i nxorri unazën e martesës.

Varun prej 3 muajsh ishte në negociata me disa fermerë për të përdorur fushën e tyre të grurit dhe më në fund gjeti dikë të gatshëm.

Fusha ndodhej në Lovell Telescope, në Observatorin e Bankës Jodrell, Cheshire.
/b.d










