Aktorja Arjola Demiri ka qenë mjaft e rezervuar për jetën e saj personale, pas ndarjes nga ish bashkëshorti, me të cilin ka tre fëmijë.
Deri më sot, askush nuk di nëse Arjola është me dikë në krah apo jo, ndërsa vetë aktorja na ka surprizuar me fotot e saj të fundit.
Në disa postime në Instastory, Arjola ka publikuar një buqetë me lule, një video duke u rregulluar në parukeri e më pas të veshur si nuse dhe të lumtur.
Ajo që mbetet të shihet është nëse Arjola po martohet në një dasmë shumë private, apo është duke bërë ndonjë rol për film. Kjo pritet të shihet në ditët në vijim.
/e.d