Jackson Martinez, sulmuesi kolumbian, mund të largohet gjatë dimrit nga ekipi kinez, Guangzhou Evergrande.
Ish-sulmuesi i Atletco Madridit dhe Portos mund të transferohet te Napoli, gjatë janarit, si zëvendësim për Arkadiusz Milik, i cili do të mungojë gjatë pas lëndimit, raporton “Il Messaggero”.
Martinez u transferua gjatë verës në Guangzhou Evergrande nga Atletico Madrid për 42 milionë euro.
Thuhet se Martinez dëshiron të largohet nga Kina, derisa agjenti i lojtarit do të mundohet ta transferojë në Serie A.
Por, paga e lojtarit, e cila është 12 milionë euro në sezonë, mund të jetë problem për Napolin. /a.m.