• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Martin Shkreli: Sa të fitojë Trump do bëhem mbret në Shqipëri

by Java News
27/05/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Martin Shkreli, që para disa muajsh mori nofkën “shqiptari më i urryer në internet” ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Kjo është zhvendosja e radhës politike e “djalit të keq të farmaceutikës” që krijoi një dallgë të paparë antipatie kur ngriti “brenda natës” çmimin e një ilaçi jetik 5,000 herë më shumë sesa kishte qenë përpara se të blinte monopolin për të.

Djali i fëmijëve emigrantë që dikur lavdërohej si një gjeni në Wall Street po përballet me padi të rënda federale për abuzim me investuesit, punëdhënësit dhe firmat e fondet që ka drejtuar në vite.

Shkreli dukej se ka qenë fillimisht mbështetës i Hillary Clinton, por pas deklaratave të ashpra të saj që e paraqitën atë si një simbol të abuzimeve të një industrie farmaceutike të dalë jashtë kontrollit, ai zhvendosi mbështetjen e tij te Bernie Sanders, duke i dërguar publikisht një çek, prej 2,500 dollarësh.

Më vonë fushata e senatorit deklaroi se e kishte refuzuar çekun dhe ia kishte përcjellë një fondacioni bamirës.

Pas kësaj, Shkreli filloi zhvendosjen te Republikanët, duke përfunduar dje në një mbështetje të hapur për Donald Trump.

Shkreli që me disa veprime të tij i ka bërë njerëzit të vrasin mendjen nëse kanë të bëjnë me një grykës të pangopur që pasurohet në kurriz të punës kërkimore të shkencëtarëve e mjekëve dhe në kurriz të të sëmurëve nevojtarë, apo është një ekstrovert që kërkon në mënyrë të pareshtur të jetë në vëmendjen e të tjerëve edhe nëse çmimi është urrejtja apo neveria masive.

Ai sigurisht nuk është i pari në “Farmën e Madhe” që lejohet nga ligji të abuzojë me çmimet e ilaçeve dhe shërbimeve, mirëpo sigurisht nuk ka shoq në brutalitetin dhe mungesën e taktit me të cilën e transmetoi strategjinë e tij në treg.

Media dhe aktvistë që e shohin me shqetësim kandidatin Donald Trump kanë nxituar ta japin këtë lajm mbështetjeje ndoshta si një mjet për ta përforcuar karikatruën me të cilën përshkruajnë miliardierin republikan.

Për hir të të vërtetës, Donald Trump e ka quajtur Martin Shkrelin “një birbo të përkëdhelur”, kur plasi skandali i ilaçit Daraprim.

Lajmi e ka rihedhur Shkrelin në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, një situatë të cilën ai e dashuron.

Shkreli ka maninë t’u përgjigjet një për një atyre që e kritikojnë apo ofendojnë dhe armiqtë e Donald Trump thonë se ai në fkt vepron si një “Trump i vogël”.

Një shkëmbim ishte veçanërisht interesant për lexuesin shqiptar.

Gazetari i njohur nga Klan Kosova, Xhemajl Rexha reagoi në Twitter pas deklaratës së Martin Shkrelit se do të mbështeste Trump me një mesazh që mund të përkthehet: “Tërësisht budall” apo “Budallai i kompletuar”.

Përgjigjja nga Martin Shkreli ishte: “Do të ndryshosh kur të bëhem Mbreti i Shqipërisë dhe të marr median nën kontroll…”

Rexha iu kundërpërgjigj se është nga Kosova dhe nuk do të ndryshojë duke i përmendur rolin e Hillary Clinton në pavarësimin e Kosovës.

Po ndërkohë Shkreli ka lëvizur te të tjerë kritikë dhe ofendues të figurës së tij internetike. Pas kaq kohësh një tufë e madhe njerëzish po e urrejnë njëkohësisht. Dhe ai është i lumtur.

Illyria/d.i.

Next Post

Adele ngatërrohet dhe bën gallatë me publikun (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In