• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shqiptari i famshëm që rriti çmimet e ilaçeve kërkon lirinë nga burgu për të zbuluar kurën e COVID-19

by Java News
08/04/2020 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni amerikan Martin Shkreli, i cili në 2018 bëri bujë për shkak të rritjes prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar, kërkon të lirohet nga burgu me pretendimin se mund të ndihmojë në përgatitjen e ilacit kundër koronavirusit.

37 vjeçari në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u dënua pasi u akuzua për vjedhjen e 11 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij si dhe për shitjen e një ilaci të quajtur Daraprim nga 13.50 dollarë një pilul në 750 dollarë. Ai në fakt duhet të lirohet nga burgu në 2023.

Kërkesa e tij e lirimit e përbërë nga 11 faqe është publikuar nga “Prospero Pharma”, një kompani që Shkreli bashkëthemeloi në 2015.

Kjo kompani ishte objekt hetimi në 2019 pasi u akuzua se kishte krijuar pikërisht me qëllim që të mundte kompaninë “Retrophin” nga e cila Shkreli ishte shkarkuar

Në document ai thotë se nuk do që të lirohet për përfitime personale por se ai ka qenë një sipërmarrës i dy kompanive farmaceutike dhe mund të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për zhvillimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Në kërkesën e lirisë së tij ai thotë se do të asistojë në një grup kërkimor për ilacin kundër COVID-19 për një periudhë 3 mujore dhe se lirimi i tij pas periudhës së COVID nuk është zgjidhje.

Kush është Martin Shkreli

Martin Shkreli lindur në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u bë i njohur në të gjithë vendin pas themelimit të “Turing Pharmaceuticals”, me blerjen e ilaçit që trajton infeksionet parazitare “Daraprim” dhe duke rritur çmimin e tij në 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë. Ky veprim shkaktoi kritika të aktivistëve dhe ligjvënësve. Në dhjetor 2015-s Martin Shkreli u akuzua për mashtrim lidhur me dy fonde investimesh dhe një kompani farmaceutike që kishte themeluar vite përpara “Turingut”. Në fund ai u dënua për mashtrim investitorësh, duke u dërguar atyre deklarata të rreme mbi llogaritë bankare, fshehje të humbjeve në shuma të mëdha si dhe për makinacione lidhur me çmimin e aksioneve të kompanisë farmaceutike, “Retrophin Inc”. Përveç dënimit me burg, Shkreli u urdhërua të paguajë dhe një shumë prej rreth 7 milionë dollarësh. (Pjesa e fundit e shkrimit është marrë nga Zeri Amerikës 28 qershor 2019. /e.s/

Next Post
Besonin se kuronte koronavirusin, 600 vetë humbin jetën pasi konsumuan alkool me përqëndrim të lartë

Besonin se kuronte koronavirusin, 600 vetë humbin jetën pasi konsumuan alkool me përqëndrim të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In