• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Martin Schulz mund të bëjë aleancë me Merkelin

by Java News
23/11/2017 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presioni është rritur  rreth kreut të social-demokratëve gjermanë, Martin Schulz që ai të heqë dorë nga kundërshtimi i një aleance me Angela Merkel, për të nxjerrë Gjermaninë nga një krizë e rëndë politike.Që prej humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit, kreu i SPD-së ka shprehur në mënyrë të përsëritur refuzimin për të vazhduar koalicionin me CDU-në e Merkelit, duke preferuar shkuarjen në opozitë për t’u rimëkëmbur.

Por, pas dështimit të dielën të negociatave mes CDU-së, të Gjerlbërve dhe Liberalëve për formimin e një qeverie dhe përballë kërcënimit për zgjedhje të parakohshme, refuzimi i tij bëhet më kontravers.

Presidenti gjerman, social-demokrati Frank-Ëalter Steinmeier, i cili kërkon shmangien e zgjedhjeve legjislative të parakohshme, do ta presë kreun e social-demokratëve gjermanë, Martin Schulz të enjten dhe do të përpiqet ta bindë për të negociuar me Merkel.

“Jam i sigurt që do të gjejmë një zgjidhje të mirë për vendin tonë në ditët dhe javët që vijnë”, deklaroi sSchulz për agjencinë gjermane të lajmeve DPA duke shtuar se SPD-ja ishte plotësisht koshiente për përgjegjësinë e saj.

Ai është i fundit prej krerëve të partive që presidenti gjerman ka parashikuar të presë këtë javë në kuadër të ndërmjetësimit.

Në rast zgjedhjesh të parakohshme, disa deputetë tremben se mund të dënohen nga zgjedhësit për zgjatje të krizës politike. Disa mendojnë se SPD-ja nuk është gati për një fushatë të re zgjedhore.

Komisioneri evropian për Buxhetin, gjermani Günther Oettinger ushtroi sërish presion ndaj Martin Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian.

“Në emër të kapacitetit veprues të Gjermanisë në Evropë, SPD-ja duhet të mendohet mirë dhe të pyesë veten nëse do të bënte mirë të mos hynte në një qeveri”, theksoi konservatori për Spiegel.

Për Schulz, dështimi i tij në zgjedhjet legjislative dhe pikët mediokre për partinë konservatore të Merkelit tregojnë padyshim që gjermanët nuk dëshirojnë një koalicion të madh, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Moti vijon të na surprizojë, sot pritet një rënie e lehtë temperaturash

Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In