• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Martesat gay, deputetët që do të votojnë kundër

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
​Kushtetuta e Shqipërisë pritet të ndryshojë në disa nene për të bërë të mundur reformën në drejtësi, e bashkë me të po bëhet edhe një ndryshim, në dukje i parëndësishëm, por që ka ndezur debatin mes deputetëve dhe shoqërisë civile. Bëhet fjalë për nenin Neni 18, paragrafi 2, ndryshohet duke shtuar si arsye për të mos u diskriminuar edhe “orientimin seksual”.

“2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore”-thuhet në riformulimin e këtij neni sipas draftit të miratuar në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. Pikërisht kjo shtesë, i jep të drejtë komunitetit LGBT të kërkojë ndryshim në Kodin e Familjes e më tej liberalizimin e martesave mes këtij komuniteti.

Teksa votimi i paketës kushtetuese për drejtësinë, përfshi edhe këtë nen kundër diskriminimit është e afërt, deputetët janë rreshtuar kundër votimit të këtij neni. Ata e kanë shprehur kundërshtinë dhe argumentet e tyre përmes prononcimeve për “Shqiptarja.com”.

Dashamir Shehi-LZHK: Është e parakohshme, ne akoma pretendojmë virgjërinë
Unë jam kundër këtij neni dhe nuk kam ndërmend ta votoj, sepse e gjykoj jo si një akt kundër këtyre zonjave dhe zotërinjve, por si një vendim prematurë për një shoqëri si e jona, e cila ka shumë probleme për marrëdhëniet e seksit. Ka nevojë të emancipohet dhe të liberalizohet për shumë e shumë kohë të tjera. Nuk ka këtë problem sot për sot shoqëria jonë. Ky është një numër shumë i vogël interesi. Ne kemi hall të çlirojmë me mijëra djem dhe vajza të qyteteve dhe fshatrave tona që akoma s’dinë asgjë për mundësitë e veta të seksit, që kanë vështirësi në marrëdhënie, me mijëra vajza që s’martohen. Kjo shoqëri është shumë e mbingarkuar nga probleme të kësaj kategorie, sidomos në 20 vitet e fundit edhe si pasojë e emigracionit.

Kështu që, të merremi me kaq seriozitet të madh, të ndërhyjmë në Kushtetutë, për të tilla tema gjykoj që është prematurë dhe jo serioze për një shtet serioz. Ndërkombëtarët e kërkojnë sepse ata e kanë në vendet e tyre. Por ndërkombëtarët janë 200 vjet para nesh. Ata i kanë të ardhurat nga 30 mijë euro për frymë, ne i kemi 4 mijë euro. Ndërkombëtarët kanë shkallë arsimimi të lartë, kanë nivel demokracie dhe nivel emancipimi shoqëror shumë të lartë. Për ndërkombëtarët seksi nuk është me tabu, as divorci nuk është më tabu. Janë dy botë të pakrahasueshme.

ma.me

Next Post

Fjalët prekëse të bashkëshortit të deputetes së vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In