• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Martesa për letra” mbetet prioritet i shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni

by Java News
25/01/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet, por po rezulton akoma nje lloj synimi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe, shkruan gazeta Koha në Maqedoni.

Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve evropiane ishte e kufizuar.

Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje.

Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga të gjitha zyrat e ofiçarisë, ku në mënyrë të dokumentuar vërtetohet se interesi për “martesat me letra”, siç i quajnë në Strugë, nuk është reduktuar, por ka mbetur në nivelet e mëparshme, aty diku te rreth 60/70 për qind e të sapomartuarve pasi lidhin kurorë do të jetojnë jashtë Maqedonisë.

P.A. është 23 vjeçari nga Struga, i cili për disa vjet ishte i angazhuar në sektorin e hotelerisë, punë të cilën e kishte konsideruar gjithmonë si të përkohshme deri në momentin që do gjente njeriun e zemrës në mënyrë që pjesën tjetër të jetës ta kalojë jashtë Maqedonisë.

Ai tregon se ka qenë i përcaktuar të largohet nga vendi, sepse siç thotë, ky vend nuk ofron siguri financiare, por edhe konditat të tjera për krijimin dhe ndërtimin e një familje të re, ai tashmë zgjedhjen e tij e ka bërë dhe shumë shpejtë do të largohet nga Struga drejt Gjermanisë me të përzgjedhurën e tij.

Ai tregon se në pjesën më të madhe moshatarët e tij përcaktohen për këtë zgjidhje, duke sjellë shembullin se nga shoqet dhe shokët nga shkolla fillore pothuajse të gjithë tashmë sipas tij janë martuar dhe kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Maqedonisë.

Përveç këtij të riu, edhe shumë moshatar të tij në Strugë që janë të angazhuar në sektorin e hotelerisë janë në pritje të fatit në mënyrë që herët a vonë të largohen nga Struga. Një pjesë e biznesit të hotelerisë në Strugë mungesën e gatishmërisë së të rinjve struganë për të punuar në sektorin e hotelerisë gradualisht po e zëvendësojnë me të rinj nga zonat e afërta matanë kufirit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Analistët replika me Mustafa Nanon: Kosovën nuk e ke tokën e babës

Analistët replika me Mustafa Nanon: Kosovën nuk e ke tokën e babës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com