• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Martesa homoseksuale nuk bëhet si skuthë

by Enkel Demi
14/05/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Nëse merr guximin dhe nuk pajtohesh me ta të thonë konservator, i mykur, inkuizitor, injorant. Më pas nis në rrjet një ushtri anonimësh, trakte poshtë derës së inbox-it dhe së fundmi një dukuri e re, kërcënojnë. Këta të fundit, me thënë të drejtën më bëjnë me qesh. Çfarë po ndodh? Me ndryshimet në Paketën Kushtetutese për reformën në drejtësi është futur një nen për antidiskriminimin, i cili çel gjithë rrugën e kurorëzimit të një marrëdhënie homoseksuale në martesë.

Në fakt, kanë vepruar si skutha për një gjë themelore si institucioni i familjes që në fakt ha jo vetëm debat, por kërkon një aksion politik mirëfilli, i cili duhet të shkojë deri në referendum. Kanë dashur të kalojnë një gjë, e cila ndërron thelbësisht funksionimin e shoqërisë, por pa bërë zë. Dhe me thënë të drejtën diçka kanë arritur. Këtu nis përplasja edhe me ata që hyjnë në polemikë si librari pa inventar.

Ushtria e hakërryesve të Kristit, pasi hodhi në rrjet një spot, tash kërkon nëpërmjet dhunës verbale të imponimit ta hedhë lumin. Sulmi bëhet ndaj atyre që e mendojnë, e besojnë dhe kërkojnë të jetojnë në një shoqëri, ku burri martohet me gruan. Meqë të gjithë dëshirojmë të jetojmë në një shoqëri demokratike, ku vullneti i shumicës është përcaktues, në këtë rast duhet të kërkojmë shumicën. Ndoshta njerëz si unë që u paska ngecur ora dhe janë ende kaq prapa bote sa e shohin familjen si bërthamën riprodhuese të një shoqërie të shëndetshme, mund të jenë në pakicë. Në këtë rast do pranojmë të jetojmë në një shoqëri ku kryetari i bashkisë marton gra me gra, burra me burra dhe po pati nge ndonjë burrë me grua. Do shkojmë të mbyllemi në kishat e xhamitë tona (nëse nuk kyçen dhe ato nga vullneti i shumicës).

Por, ka gjasë që ne mos të jemi pakicë, por shumicë, madje dërrmuese. Kjo është arsyeja që ndryshimet në Paketën Kushtetuese i kaluan si uji nën rrogozë, e cila me gjithë këtë trysni, rrëmujë që po bëhet për reformën në drejtësi do të ishte një farë e fshehte që zbulohet si puna e vezëve me çokollatë të Pashkëve.

Tani, le të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të pranojmë një të vërtetë. E para, ligji kundër diskriminimit në Shqipëri është aprovuar kaherë, ndaj nuk ka përse të shtohet një nen në Paketën Kushtetuese. Ligji në fjalë është brenda të gjitha kornizave të Bashkimit Europian dhe u votua në Kuvend nga një shumicë shembullore, përfshirë këtu deputetët që konsiderohen konservatorë. E dyta, nëse shtrohet për zgjidhje martesa homoseksuale si nevojë themelore e shoqërisë shqiptare, atëherë mekanizmat brenda së majtës (e jo vetëm) duhet të jenë që të çelet ashiqare debati politik dhe publik për këtë çështje. Pas tij të pyetet populli me referendum dhe fiton Po-ja ose Jo-ja. Kjo quhet demokraci e drejtpërdrejtë, e cila përdorej në Athinën e lashtë, ku filozofët dashurinë e vërtetë quanin atë me nxënësit, megjithëse martoheshin me gratë për t’u riprodhuar. Edhe në lashtësinë që evokojmë sot me aq zell sikur tregojnë përrallat e Shehrezades, në Apolloni, Dyrrah marrëdhëniet homoseksuale nuk janë fshehur, por martesa nuk kishte, pasi pengesë nuk ishte mentaliteti, por riprodhimi.

Pra, nëse bëhet një debat publik, meqë i kemi zgjidhur të gjitha dertet e këtij vendi, ku qëndron homofobia? Nëse duan martesë ta kërkojnë si burra e si gra, jo si skutha.

Next Post

Shqiptarët pijanecë? Ja kush pi më shumë verë në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In