• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Martesa e parë në ‘hënë’, Boateng dhe Fradegrada kapërcejnë kufijtë tokësorë dhe realë

by
12/06/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai drejtoi “Pekin Express”, është një nga fytyrat kryesore të “Real Time”, por emri i Enzo Miccio është i lidhur pashmangshmërisht edhe me konceptin e martesës. E kemi fjalën për dasmat në realitet dhe gjithashtu në “metavers”.

Planifikuesi i njohur i dasmave ka festuar martesën e tij të parë në ‘metaverse’. Më konkretisht, ka martuar Kevin-Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada edhe me teknologjinë 3D. Për futbollistin është martesa e tretë, pas asaj me Jennifer Michelle, me të cilën ishte i lidhur nga viti 2007 deri më 2011 dhe nga e cila lindi Jermaine-Prince, si dhe Melissa Satta, me të cilën ishte nga viti 2016 deri më 2020, nënë e djalit të tij, Maddox Prince.

Dasma ‘mbretërore’ u zhvillua në fshatin toskan Radicondoli, me vetëm 911 banorë, në provincën e Sienës, por “metaverses” është një risi që vetë Enzo Miccio e ka reklamuar përmes llogarisë së tij në Instagram, duke treguar vetëm një imazh nga dasma e realitetit virtual:

Imagjinoni të bashkoni një planifikues dasmash paksa të çmendur, që i do sfidat dhe mbi realitetin (platforma e decentralizuar për Metaverse) dhe dashurinë e dy yjeve si futbollisti Kevin-Prince Boateng e Valentina Fradegrada, ndikuese e famshme, sipërmarrëse, DJ, pesë herë kampione në ‘Wushu Kung Fu’. Dhe çfarë mund të arrihet në këtë rast? Një dasmë në hapësirë.

Festimi i dasmës së PARË në “Metaverse” zhvillohet në një vend vërtet unik, në hënë. “Kërkesa e të porsamartuarve ishte që të mund të martoheshin aty ku askush nuk e kishte bërë më parë. Dhe si mund të mos e plotësoja dëshirën e tyre?

Bashkëpunimi mes nesh dhe OVER i ka dhënë jetë një lokacioni të personalizuar, të krijuar tërësisht me teknologjinë 3D”, – thotë Enzo Miccio. Megjithatë, çifti dëshironte që edhe fansat të merrnin pjesë në dasmën e tyre. Dhe kështu ndodhi.

Në fakt, të gjithë pjesëmarrësit ishin në gjendje ta aksesonin dasmën përmes një NFT ekskluzive. Në lokacion, përveç të porsamartuarve dhe miqve të tyre katërkëmbësh të pandashëm, ishin edhe fansa të shumtë virtualë, të cilët shijuan dasmën e parë në ‘metaverse’.

“Metaverse”, një fjalë e dëgjuar gjithnjë e më shumë kohët e fundit, kombinon elemente të ndryshme të teknologjisë së bashku, duke bashkuar botë të ndryshme si realiteti virtual, realiteti i shtuar, ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin brenda një universi dixhital. Është një univers në të cilin ‘blockchain’ luan një rol udhëheqës.

/e.d

Next Post
Inaugurohen ambientet e komitetit olimpik/ Presidenti Bach: Sporti në Shqipëri po ecën! Rama: Do nisim…

Inaugurohen ambientet e komitetit olimpik/ Presidenti Bach: Sporti në Shqipëri po ecën! Rama: Do nisim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

December 31, 2025
E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

December 31, 2025
Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

December 31, 2025
191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

December 31, 2025
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

VIDEO- Ja cili është lideri më i klikuar i vitit/ Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza… SPAK

December 31, 2025
Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

December 31, 2025
Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

December 31, 2025
Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

December 31, 2025
Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

December 31, 2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat vende do të mirëpresin të parët 2026-ën

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat vende do të mirëpresin të parët 2026-ën

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com