• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Marsi në Gaforre/ Si do të ndikojë në shenjën tuaj të Horoskopit deri në muajin maj

by
23/03/2023 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marsi largohet nga Binjakët dhe hyn në Gaforre. Kjo do të thotë se do të dalë një shpirt mjaft luftarak që do të çojë në një shpërthim emocional.

Me hyrjen e Plutonit në Ujorin rebel pas 225 vitesh, do të ketë shumë ndryshime në jetën tonë dhe çdo gjë që nuk ka një themel të fortë me siguri do të marrë fund. Megjithatë, çdo shenjë do të sjellë gjëra shumë të ndryshme dhe më poshtë yjet parashikojnë se si do të ndikojë tek tuajat.

Dashi

Me hyrjen e Marsit në Gaforre, do t’i vihet frena natyrës suaj impulsive. Do të fitoni interesa të reja ndërkohë që do t’i jepet fund marrëdhënieve toksike që i keni mbajtur në jetën tuaj për një kohë të gjatë. Koha për rilindje, Dashi i dashur!

Demi

Është koha të filloni të shpreheni më hapur dhe të gjeni një zgjidhje për problemet që ju shqetësojnë prej kohësh. Do të fitoni më shumë dinamizëm dhe vendosmëri, por sigurohuni që t’i menaxhoni siç duhet emocionet pasi kjo periudhë do t’ju gjejë mjaft të pambrojtur.

Binjakët

Kohët e fundit jeni përballur me mjaft sfida dhe tani është koha që të qetësoheni pak. Të gjithë e dimë që keni dhuntinë e komunikimit, por është mirë që gjatë kësaj kohe të tregoheni të kujdesshëm me fjalët sepse mund të çojnë në keqkuptime.

Gaforrja

Marsi në shenjën tuaj ju gjen në më të mirën tuaj dhe me energji dhe oreks veçanërisht të shtuar për të filluar kapituj të rinj në jetën tuaj. Dëshirat dhe synimet që keni vendosur prej kohësh tani po gjejnë rrugën e tyre dhe kjo është koha e duhur për të vendosur prioritetet e duhura përpara.

Luani

Edhe pse e doni veprimin, është mirë t’i jepni një pauzë të madhe gjatë kësaj kohe. Veproni me instinktet tuaja dhe lërini ëndrrat dhe dëshirat tuaja të marrin rrugën e duhur, duke ndaluar zakonet që vetëm ju dëmtojnë.

Virgjëresha

Jeta juaj shoqërore gjatë kësaj periudhe pritet të marrë ngritje, ashtu si edhe aftësitë tuaja drejtuese. Do të keni shumë motivim për të zhvilluar dhe frymëzuar të tjerët. Në të njëjtën kohë, përpiquni të ndani emocionin nga logjika sepse të gjithë do të jenë pak më të ndjeshëm se normalja me Marsin që do të qëndrojë në Gaforre.

Peshorja

Kjo është koha e duhur për të shkëlqyer në biznesin tuaj. Ndaloni të ndiqni rrugët që nuk ju çojnë askund dhe përqendrohuni në atë ku ndiheni më mirë në çdo fushë të jetës, jo vetëm në punë.

Akrepi

Është koha të hiqni dorë nga ajo që nuk ju përfaqëson dhe të pretendoni atë që dëshironi. Është koha më e mirë për përvoja të reja dhe për të çuar aftësitë tuaja një hap më tej.

Shigjetari

Është koha për të hequr qafe ndjenjat e fajit apo sekretet që po ju konsumojnë energjinë. Përqendrohuni në dëshirat tuaja dhe rishikoni marrëdhëniet tuaja, sepse tani është e favorshme për të marrë vendimet më të mira për jetën tuaj.

Bricjapi

Jeta juaj e dashurisë po merr hov. Nëse jeni në një lidhje të rrënuar, ka shumë mundësi që asaj t’i vijë fundi në mënyrë që në jetën tuaj të hyjë një person i ri i cili do të sjellë ulje-ngritje (në një mënyrë të mirë). Përqendrohuni në dëshirat tuaja dhe me siguri do të tërhiqni të mirat.

Ujori

Bëhuni gati për t’u mbushur me detyrime pasi periudha do jetë mjaft stresuese. Në të njëjtën kohë, vendosni synime dhe motivime për t’ia dalë mbanë dhe sigurohuni që të vendosni kufij për gjërat, njerëzit dhe situatat që ju bëjnë presion.

/e.d

Next Post
Boçi: Dorëzoj mandatin që të jem pranë njerëzve të mi, privilegj të kandidoj për Bashkinë e Elbasanit!

Boçi: Dorëzoj mandatin që të jem pranë njerëzve të mi, privilegj të kandidoj për Bashkinë e Elbasanit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Shira të dendur, shtrëngata dhe erë e fortë gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

January 8, 2026
“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In