• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Marseli, djali i gurit mbi serbët, dhe pjesa e errët e Shtëpive të Fëmijës…

by
10/10/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e 7 tetorit, kur kombëtarja serbe mbërriti në Shqipëri, duke udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit, autobusi në të cilin po udhëtonin futbollistët e vendit “mik” u godit nga një gur.

Serbët e bën të madhe. Trajneri i skuadrës, Radovan Çurçiç e hapi konferencën për shtyp me këtë incident duke e denoncuar si rast. Kjo vuri në lëvizje edhe autoritetet shqiptare për zbardhjen kësaj ngjarje.

Brenda natës, jo vetëm që u gjet autori, por edhe u arrestua ai. Sipas policisë, ishte një djalë i mitur, 14 vjeç me inicialet M.Q. Arrestimi i tij u bë pranë Presidencës në Tiranë dhe mësohet se nuk ka bërë rezistencë para policëve që i vunë prangat.

Nuk do merremi me gurin që goditi autobusin, por me dorën që hodhi atë gur. “M.Q 14 vjeçar”, rezulton se është 18 vjeçari Marsel Qeleshi. Ai ka statusin e jetimit, kjo verifikohet edhe në regjistrin e gjendjes civile. Në të bëhet e ditur mëmësia, por jo atësia.

Sipas burimeve të DITA-s, ky djalë, deri vonë banor, tashmë është kthyer në makth për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet.

Këtu vijmë në një çështje të mprehtë, që në një formë tjetër, u hap para pak kohësh kur doli në dritë abuzimi i dokumentuar i një edukatoreje me fëmijët e vegjël në shtëpinë e Fëmijës Shkodër.

Edukatorja Edvana Sula më pas u pushua nga puna dhe u ndoq penalisht, ndërsa ministri i linjës, Blendi Klosi, vendosi më tej edhe shkarkimin e drejtoreshës Anjezë Gjeloci, më parë këngëtare popullore.

I kthyeri

Marselit i pëlqejnë fotot me armë

Prej muajsh, Marsel Qeleshi hyn e del në ambientet e “Zyber Hallullit”, shpesh jo nga dera, por nga muri rrethues. Edhe pse ka mbushur moshën 18 vjeçare dhe sipas rregullores nuk duhej të ishte më pjesë e Shtëpisë, Marseli kthehet herë pas here dhe bën vizita.

Ai flet me fjalë të pista, ngre zërin, shan dhe fyen personelin e punës, nga ana tjetër kërcënon seksualisht vajzat minorene që strehohen në shtëpi. Vajzat adoleshente ndihen më të rrezikuara

Si ai ka dhe djem të tjerë, edhe pse jo kaq problematikë. Kjo situatë ka më shumë se dy muaj që është kështu, por Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, vetëm kur ai arrestua nga policia, i kërkoi gjykatës së Tiranës urdhër mbrojtje nga ky djalë.

Kërkesa me nr.çështjeje 12718 mban datën 8 tetor 2015, dhe autoriteti gjyqësor që do japë vendimin është Kace Agolli. Nuk dihet se çfarë e ka penguar drejtoreshën e këtij institucioni të marrë masa më parë.

Marsel vjen nga komuniteti rom ose egjiptian. Nëse i hedh një sy Facebook-ut të tij kupton se i pëlqen jeta prej “djali gangster”. I pëlqejnë gjithashtu të tymosë cigare, tatuazhet dhe armët, me të cilat shpesh, me krenari, shfaqet edhe në foto.

Një djalë me sjellje të tillë është lejuar për ditë të tëra të qëndrojë pranë fëmijëve djem e vajza 6, 10 dhe 12 vjeç.

Është i kuptueshëm sesa i vështirë është integrimi i fëmijëve jetimë pasi mbushin moshën madhore dhe dalin nga jetimorja shtetërore, kur këto vështirësi janë të mëdha edhe për fëmijët e familjeve normale.

Por Marseli, deri tani mbetet fatkeqësisht kontingjent i gatshëm i keqbërjes dhe pse jo, krimit. Jo më tutje sesa me ngjarjen e gurin në xhamin e autobusit të ekipit serb, të gjitha gjasat janë që ky gjest të jetë i porositur dhe jo ide e vetë 18 vjeçarit.

DITA kontaktoi në telefon me drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, znj.Irma Shtini, por ajo refuzoi të flasë dhe të japë variantin e saj në lidhje me këtë situatë që është krijuar në institucionin që ajo drejton.

Një video e çuditshme në rrjet

Ndërkaq, prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullon një video. Aty shfaqet një fëmijë i Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe tregon se e ka dhunuar roja.

Ai kërkon ndihmë nga shteti duke thënë se ka frikë. Sipas faqes ku është publikuar videoja, një ditë më pas publikimit të saj, në datën 6 tetor, është postuar një mesazh i cili thotë:

Drejtoresha Shtini

“Irma Shtini, drejtoresha re e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë, ka denoncuar në Policinë e Tiranës djalin me inicialet M.Q (Marsel Qeleshi, një ish-fëmijë jetim i rritur aty), sepse ka filmuar denoncimin e djalit të tezes së tij, 10 vjeç të cilën e postuam para disa orësh. Pjesa e çuditshme nuk është që roja shkollës dhunon fëmijët jetime, por që policia e Tiranës në vend që të merret me rojën apo me drejtoreshën, është vënë në ndjekje të djalit të tezes me inicialet M.Q sepse ka bërë publik rastin”– shkruhet në këtë postim.

Sipas së njëjtës faqe, drejtoresha ka kërkuar që kjo video të zhduket, duke bërë edhe përpjekjet e veta nëpërmjet Facebook (shih në foto) ndërkohë që vetë, prej tre ditësh e ka mbyllur profilin e saj.

E qartë që është e vështirë të besohen adoleshentët. Dhe nuk është çudi që një të riu problematik si Marseli, t’i ketë shkuar në mendje të bëjë këtë filmim për të shantazhuar drejtoreshën, që nuk ka shumë kohë në këtë detyrë. Por nga ana tjetër, çfarë duhet të mendohet kur drejtoresha nuk sqaron!?

Një përzierje e palejueshme

Rasti i Marsel Qeleshit doli në dritë për shkak të një guraleci mbi autobusin që transportonte futbollistët serbë nga Rinasi drejt hotelit. Por ky rast duhet të përshpejtojë hetimet dhe veprimet mbi atë që po ngjet në shtëpitë tona të fëmijëve jetimë.

Burime të DITA-s thonë se problemet në “Zyber Hallulli” nuk mbeten tek një personazh. Deri vonë, aty punonte një kujdestare e diagnostikuar zyrtarisht me TBC, një sëmundje ngjitëse e rrezikshme. Asaj i nevojitej puna, por një bamirësi e tillë me rrezik akut infektimi të fëmijëve është e papranueshme. Sot jemi në pikën që nuk e dimë se sa dhe tek kush mund të jetë ngjitur tuberkulozi.

Nga ana tjetër, në këtë institucion, lejohen të rrijnë bashkë me fëmijët normalë, edhe disa me probleme mendore, çka shkakton një dëm të pallogaritshëm në mirërritjen, edhe kështu të vështirë të fëmijëve jetimë. Mungesa e monitorimit të ndarjes mes vajzave dhe djemve të një moshe pubertare, bën që situata të rrëshqasë shpesh nga dora.

Elementë si djaloshi i gurit, edhe këta lehtësisht të përdorshëm nga të tjerë, po lejohen të ndikojnë mbi një kontingjent shumë të ekspozuar adoleshentësh, që nuk ka sesi të kenë më pas një jetë disi normale.

Po flasim për Zyber Hallullin, Shtëpinë – model të Fëmijës në vend. Po të tjerat…? / Dita /

Foto FB të 18 vjeçarit jetim Marsel Qeleshi

Ekzistojnë dyshime se me jetimët e mitur mund të ketë abuzime të rënda

Foto të postuara në FB nga 18 vjeçari

Postimi i videos së fëmijës në web

Next Post

Kush e spiunoi Ballist Morinën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In