• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marsela Çibukaj, mes lotëve: Jam nisur me gomone për Itali

by A R
04/10/2020 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e talentuar Marsela Çibukaj është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka rrëfyer për herë të parë eksepriencën e saj kur udhëtoi me gomone në moshë 8-vjeçare drejt Italisë. Një eksperiencë e frikshme dhe sfilitëse për të dhe familjen e saj.

Marsela Çibukaj: Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë.

Ardit Gjebrea: Ti ke ikur ditën apo natën?

Marsela Çibukaj: Natën dhe ishte hera e parë që unë shikoja detin natën i cili transformohet në një diçka të zezë, të errët, të frikshme e të pabesë. Ne kemi qenë dy vajza të vogla, të parat që hipnin në atë gomone. Ne rrezikuam, nuk e dinin se na prishte se çfarë do na ndodhte. Jemi nisur në orën 11 të darkës, u zhytëm në det derisa mbëritëm tek gomonia, na tërhoqën sipër disa djem. Në anën tjetër të detit na priste babi që ishte nisur më përpara me gomone.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në udhëtimin e parë? Them udhëtimi i parë sepse ti e ke provuar disa herë.

Marsela Çibukaj: Shumica niseshin në darkë me idenë që do niste udhëtimi mbarë. Në kanalin e Otrantos, kishim gjithmonë pengesa. Udhëtimi i parë dhe i dytë me gomone dështoi, por tek e treta eci mbarë.

Ishte një udhëtim i heshtur, nuk flisnim dot se nuk mund të tërhiqnim vëmendje. Mami na shtrëngoi fort duart dhe na tha do shkojmë tek babi dhe nuk duhet të flasim dhe mbetëm të heshtura derisa mbërritëm në brigjet italiane. Kishim frikë për jetën dhe frikë për mos parë njerëzit që kishim lënë pas. Deti për shumë vite na ishte kthyer në një mankth, në një ëndërr shumë të keqe.

Ardit Gjebrea: Arritet në briget e Italisë, ku zbarkuat?

Marsela Çibukaj: Unë nuk e di ku mund të kemi zbritur, supozoj në brigjet e Leces. Zbarkuam mbi disa shkëmbinj të egër. Duke vrapuar më ra sandalja në ujë, mami në tërhoqi me duar dhe më tha nuk ka problem, do të të japë mami shapkat e mia. Ajo 2-3 orë eci zbathur në disa fusha me kashtë të egër dhe plot me gjemba. Më pas kemi mbërritur në një kapanon ku na shpërndanë në disa familje që erdhën na morën me makina.

Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur takuar babin.

Marsela Çibukaj: Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta. Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit. Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne. Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re. 

Next Post
FOTO / E mbani mend Sulon te ‘Lulëkuqet mbi mure’? Ja si duket ai sot

FOTO / E mbani mend Sulon te 'Lulëkuqet mbi mure'? Ja si duket ai sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

January 27, 2026
Tabaku: Vendin nuk e nxin opozita, por qeveria

‘Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni, të shfuqizohen nenet..’, Tabaku: Shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale

January 27, 2026
Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In