• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëzitë e gushtit, nga çmenduria e Selenicës tek Esad Pasha me fes të kuq që nuk ndryshon nga politikanët e sotëm

by Agron Gjekmarkaj
13/08/2018 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Zakonisht njerëzit e nënvlerësojnë muajin Gusht, duke hequr nga kalendari çdo punë me rëndësi! Parlamenti, qeveria, politikanët, administrata e pas tyre qytetarët si Muça pas daive fusin kokën në hije. Kush pushon e shijon rehatinë dhe prehjen e vërtetë, disa iluzionin e saj. Ky muaj u rebelua dhe s’e pranoi degradimin, duke na kujtuar se “çështjet e marrëzisë” mbeten themelore në mesin tonë! Siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, një tip i dërhystë, me shikim nursëzi, nevriku tipik i shoqërisë bashkëkohore dhe mbi të gjitha me ftohtësi dhe qetësi kriminale të pashembullt vrau tetë veta në Selenicë të Vlorës, se nuk paskësh duruar dot akuzën e hajdutit të pulave! Më pas, gjithësa e konturoi me makabritet duke filmuar viktimat e pafajshme dhe shpërndarë si trofe të “trimërisë” së tij në Facebook! Bestialiteti, kriminaliteti dhe çmenduria nuk ishin strukturuar asnjëherë kësisoj në këto vite lirie! Mund të thuhet me gojën plot se në Shqipëri gjithçka është e mundur! Realiteti e mund fantazinë, kjo e fundit e bën të parin gjithnjë e më të përzishëm, të frikshëm e të panjohur.

Politikanët bënë adetet e tyre. Disa ja lanë fajin Kryeministrit për tragjedinë e Selenicës! Nuk kuptohej bash mirë ku e kishte fajin ai, a thua sikur nuk ke për çfarë ta akuzosh tjetër babushin e rilindjes! Një gazetare tha se ne qytetin e Flamurit e “Gunës përmbi tela” ku kaq e kaq sakrifica u bënë që vatani të shkonte mbroth e nuk u realizua ëndrra krejt siç dëshirohej, gati 1800 veta paskan lojtur nga fiqiri! Lusim Zotin që Rama, Basha dhe Kryemadhi nuk i fusin në listë kur të jenë zgjedhjet e ardhshme, se çojnë dorën në allti pa të keq, megjithëse shume prej tyre kur janë bërë deputetë janë shëruar e qetuar si kurrkush!

Të shtunën kah pasditja një tërmet i fortë i kërciti brinjët gjithë territorit të vendit. Nuk po na ndahen kësaj vere shkundullimat e natyrës! Nuk është çudi që Hyu është zemëruar me Kryeministrin, i cili do të shembë Teatrin Kombëtar, të vetmin tempull të gjërave të vërteta, atë të aktrimit, lojës, varfërisë sonë dhe korruptimit shpirtëror e material! Për të fituar simpatinë e tij(Hyut), e cila ka kohe që nuk bie mbi Lulzim Bashën dhe opozitën, nuk është çudi që lideri dhe partia të kapin hunjtë për të sprapsur buldozerët e Lezes dhe Ramës.

Natyrisht duhen shumë njerëz, qe kur t’i shohë nga lart, aritmetika t’i shkaktojë dhembshuri aq sa djalit plangëprishës t’i hapet dera. Në mos mjaftoftë qëndresa burrërore në at Termopile ndanë pedonales për të ndjellë keqardhjen, një shkrepse mund t’u fusë atyre mandateve që andralla pa fund i rrasen në tepelek!

Në Kosovë “gjarpri” drodhi dhenë! Presidenti Hashim Thaçi po flet për korrigjim apo ndryshim kufijsh. Duket pune e zorshme e fort e dyshimte! Mbi të gjitha, barrë e rënde për shpatullat e tij. Për ato të të tjerëve mbetet për t’u parë. Sot për sot, si re e zeze na rri mbi krye. Me e lehtë është me i la kryet gomarit se shqiptarët dhe serbët të merren vesh në harmoni për nji teme që noton mbi gjak.

Me këtë rast u qeras edhe Sali Berisha me një seri sulmesh e akuzash, por kaq te hazertë u shfaqen edhe mbrojtësit e tij. Duhet thënë si respekt për të vërteten se vullneti pozitiv i Sali Berishës për Kosovën nuk ka munguar kurrë qekur u themelua PD, e cila e bëri atë pjesë të programit te saj politik. Raportin e idealizmit të tij me pragmatizmin është ende herët për ta shenjuar. Me gjasë do ta bëjë historia më mirë se ata që i shërbejnë dhe anatemojnë.

Ne kohen e duhur u botua edhe nje nga librat me te mire mbi dilemat dhe manipulimet historike. Libri i Ilir Ikonomit “Esat Pashe Toptani”! Nje pune ku e ku me e madhe se ajo e Akademisë së Shkencave apo institucioneve te historise nder vite. E shkruar bukur ku e ku me mire se gjithe ata bashke.

Nje stil i shkelqyer rrefimi dhe nje informacion, i cili te rrezon paranojat dhe keshtjellat e propagandes me te cilat jemi ushqyer. Pas kaq dekadash mesojme se Esad Pasha nuk qenkesh kaq tradhtar sa ce dinim dhe heronjte nuk paskeshin merituar kaq zulme. E lexon kete liber plot me befasi, lufte te pergjakshme, troje shqiptare qe priten nga gersheret e diplomacise, kryevezir, vezir, pashallare, gjeneral, kryetar shtetesh dhe Esad Pashen (pasi sunduan hapesirat e pamata te perandorise osmane, keta zevzeke pleq e gjeten veten ne profesionin e intrigantit te papune brenda nje kutize te vogel duhani, qe ishte Qeveria e Vlores apo e Durresit) kete kombinim te shpirtit otoman ne trupin e shqiptarit, i cili di te luftoje sa per vete, aq per vendin, i cili ne cdo rast vendin e sakrifikon per interesat e veta.

Drama eshte se edhe te tjeret po njesoj qenkeshin sjelle, vecse jo aq te zote sa ai, derisa e ndaloi atentati i Avni Rustemit. Nje pikellim ta shkakton ky tekst!

Ate te te kuptuarit qe edhe sot pas 100 e kusur vitesh politikanet shqiptare rendin njesoj ne ambasadat e huaja, shiten e blihen e po kaq egersisht urrejne njeri-tjetrin e ne fund “komisioni nderkombetar” na pajton e vendos. Si ne 1913 apo 14 e 15 deklaratat e te huajve perdoren, keqperdoren per lufte personale! Per ambicjet e tyre vendi behet placke tregu! Ikonomi na zbulon te verteten e madhe duke na rrefyer pashain e anatemuar. Armiqte e Shqipërise kane qene dhe mbeten vete shqiptaret.

Esat Pashe Toptani nuk ishte as me i keq as me i mire se te tjeret, pak me inteligjent dhe kurajoz ne “tradhti” e “atdhedashuri”, nje personazh qe s’ka vdekur kurre mes nesh. Esad Pasha mbante fesin e kuq te Turqise mbi koke ndersa politikanet aktuale e kane hequr per ta fshehur ne shpirt. Ndaj te matemi mire kur perdorim fjalen “esadizem” dhe “esadiste”! Ky botim ne kete vere ndokujt i jep edhe sodisfaksion per te paret e tyre e ndonje tjeter e skuq e ben me turp. Malesoret e Malsise se Madhe se bashku me Mirditoret rezultojne te qarte ne indin e tyre kombetar ne vetedijen e tyre shqiptare!

Deshmite qe ofron Ikonomi na bejne me dije se ne cdo rast moren anen e Europes e Princ Vidit, kunder “babes” e osmanlise ! Nga e verteta nuk ka kush keq. Ajo i ndihmon te gjithe si ky liber qe do te ishte me i vyer se cdo tekst historie per nxenes e studente per 20 vitet e para te shekullit te 19. Nuk mendohej qe Gushti te shfaqej kaq befasues e kersheror njekoheshit. Por ai s’ka mbaruar ende, ka mberritur deri ne mes. Le te presim ende me durimin, qe nuk na e trondit as termeti!

Next Post
Albin Kurti: Bisedimet për kufijtë të çojnë drejt luftës

Albin Kurti: Bisedimet për kufijtë të çojnë drejt luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

February 4, 2026
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

February 4, 2026
Ndryshimet ligjore, Xhafaj: Janë ulur çështjet që presin për t’u gjykuar, mbështeten financiarisht institucionet e drejtësisë

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

February 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In