• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshjet me Rusinë, marioneta serbe në Ballkanin Perëndimor

by Java News
05/10/2022 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

Megjithëse Serbia zyrtarisht është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe, përafrimi i politikave të jashtme me BE-në është një nga parakushtet kryesore për t’u bashkuar me bllokun e 27-vendeve anëtare, marreveshja e shtatorit shpreh refuzimin e përsëritur të Beogradit për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë të BE-së. Ajo dëshmon se sa iluzive janë përpjekjet toleruese për të shkëputur Serbinë nga Rusia.

Mesazheve të qarta euro-atlantike të cilat çuan në anullimit e vizitës së Lavrovit në Serbi më 7 qershor 2022, kur 3 shtete ballkanike anëtare të NATO-s mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët që nisen nga Rusia, Vuçiç ju përgjigj flakë për flakë me nënshkrimin e “Planit të konsultimeve midis MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë” gjatë sesionit të 77-të të OKB-së në New York. Bashkëpunimi i Vuçiçit me Rusinë dhe jo me BE-në, përcjell një mesazh i qartë. Serbia nuk është e interesuar të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon, apo të anëtarësohet në BE.

Që pas aneksimit të Krimesë, Moska insiston të rivendosë statusin e Rusisë si “fuqi globale” përballë aleancës euro-atlantike. Me diplomacinë e fuqisë së butë, mbështetur në lidhjet fetare dhe etnike, shoqëruar me armën e energjisë, Rusia kërkon të konsolidojë pozitat e saj në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ynë, ende i paintegruar plotësisht në strukturat euro-atlantike, mbetet një hapësirë e rëndësishme gjeostrategjike për restaurimin e “superfuqisë” ruse dhe objektiv i ndikimit rus, i cili synon ndërprerjen dhe parandalimin e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s në Ballkan. Vucic e ka kthyer Serbinë në strehën e vetme të sigurt e ariut rus në Ballkan. Ai ka arritur ta projektojë Rusinë në sytë e opinionit serb si shpetimtare përballë “djallëzive perëndimore”. Falë kesaj propagande, 80 % e serbëve besojnë se interestat e tyre jetike janë të lidhura me Moskën.

Natyrshëm Vuçiç, ish ministër i Milloshevicit, me atavizmat e tij politike, konsiderohet “dishepulli putinian” në Ballkan. Janë tri shtylla, nëpërmjet të cilave ai dhe propaganda e Beogradit, po cimenton prezencën ruse.
a- Vetoja Ruse. Gatishmëria ruse për të anuluar me veto në Këshillin e Sigurimit, cdo vendim
ndërkombëtar që bie ndesh me strategjitë e Moskës ose interestat e aleatëve të saj, është prognoza nëpërmjet së cilës Vuçiç injekton në opinionin serb domosdoshmërinë e prezencës ruse. Në vijim të saj, Moska dhe Beogradi nuk humbasin asnjë rast për të shfaqur marrëdhëniet e tyre të forta sa herë kanë mundësi. Me vizitën e tij të fundit në Serbi në janar 2019, Putini më tepër se konfirmimin e marrëdhënieve ruso-serbe, synonte ti tregonte Uashingtonit dhe Brukselit se ai nuk është i izoluar ndërkombëtarisht dhe se roli i tij është prezent, veçanërisht në përcaktimin e së ardhmes së Serbisë dhe Kosovës. Andaj, cilido që dëshiron stabilitet në Ballkan duhet ta konsiderojë Rusinë partner kryesor.

b- Shtylla e dytë, tepër e rëndësishme, është mbështetja e protagonistëve ultranaionalistë dhe
lidërve fetarë serb. Në kujtesën e popujve ortodoksë ballkanikë, Rusia vleresohet mbrojtëse e shteteve të pavarura të cilat u formuan në shekullin e XIX. Me këtë optikë, kundërshtimi i Moskës ndaj sulmeve të NATO-s në vitin 1999, për serbët nënkuptonte mbrojtësen e “kombit ortodoks sllav”. Tendenca e Moskës për të theksuar rëndësinë e faktorëve etnikë dhe fetarë në marrëdhëniet me popujt sllavë të Ballkanit, e ka transformuar politikën e jashtme ruse në mision “civilizues”. Angazhimi i Moskës për të penguar anëtarësimin e Malit të Zi në aleancë nëpërmjet grushtit të shtetit të tetorit 2016, dhe tratativat zhgënjyese për të bllokuar marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit në 2019-tën, përtej fitores gjeopolitike të BE-së, ishte shanci i artë i Vuçiçit për të marrë i vetëm timonin e trenit të interesave ruse.

c- Se fundmi, arma më e rëndësishme që rrit ndikimin rus në Ballkan, është energjia. Kompanitë ruse kanë një rol të madh në tregjet energjitike të rajonit. Rusia ka asete domethënëse në sipërmarrje të përbashkëta dhe projekte infrastrukturore në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë (në Republika Srpska), dhe në një masë më të vogël në Maqedoni dhe Slloveni. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Nato në 2009, dhe refuzimit të Bullgarisë për kalimin e “Gazsjellësit Jugor” në vitin 2014, Serbia mbeti shanci i vetëm rus për të depërtuar në rajon. Serbia kërkon të bëhet stacioni i fundit i TurkStream, i cili është projektuar të furnizojë Turqinë dhe më pas Europën nëpërmjet Detit të Zi, duke anashkaluar Ukrainën. Kjo do ta rriste peshën e Serbisë në rajon.

Për të faktorizuar Serbinë, si mundësinë e mbetur të ndikimit rus në Ballkan, Moska ka treguar gjithnjë gatishmëri për të nxitur kaos, trazira politike dhe tensione etnike, në mbështetje të politikave të Beogradit. Varësinë ndaj energjisë ruse, të cilën Vuçiç e përdor për të justifikuar merrëdhëniet e tij të ngushta me Rusinë, e dekonspirojnë marrëveshjet politike dhe ushtarake mes dy shteteve, të cilat kërcënojnë sigurinë e rajonit dhe më gjërë. Incidentet e fundit në veriun e Kosovës, zbulojnë arsyen reale të vullnetit të munguar nga ana e Beogradit për të respektuar marreveshjet e nënshkruara mes palëve.

Me këto perspektiva, Serbia vetëm sa është forcuar në veprimet e saj destabilizuese, duke ndikuar në rritjen e ndikimit rus në tërë rajonin. Moska, me mbështetjen e disa lidërve nacionalistë të linjës së ashper, vazhdon të jetë në gjendje të mbajë ndezur tensionin në Ballkanin Perëndimor. Gjysmëzgjidhjet e negociura me ndërmjetësimin e BE-së nuk prodhojnë paqe dhe stabilitet afatgjatë. Ato i japin hapësirë të mjaftueshme Serbisë të afrohet më tepër me Rusinë, e gatshme të investojë edhe më shumë në destabilizimin e rajonit dhe cënimin e sigurisë në të gjithë Europën.

Zgjidhja racionale përballë skenarëve ruso-serbe do të ishte përcaktimi i një planveprimi lehtësues dhe mbështetës i cili do të përmbyllej me anëtarësimin në union të Shqiperisë, Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit te Zi. Kjo do ta reduktonte në kufijtë minimal ndikimin rus dhe do ta vinte Vuçiçin përballë zgjedhjes përfundimtare. Serbia do mbetet një ishull filorus i izoluar, apo do ndiqte rrugën e integrimit si i gjithë rajoni.

Next Post
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë : U regjistruan 64 raste të reja dhe s’ka asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete nga koronavirusi dhe të infektuar 35 qytetarë në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In