Më se 130 vende pritet ta nënshkruajnë Marrëveshjen për klimë në Paris, më 22 prill, në çastin kur dokumenti do të hapet për nënshkrim, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.
Në këtë mënyrë do të tejkalohet rekordi i mëparshëm kur këtë marrëveshje e kishin nënshkruar 119 vende në vitin 1994.
“Parisi është historik”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, dhe ka shtuar se “ky është vetëm fillimi dhe ne duhet t’i përshpejtojmë në mënyrë urgjente përpjekjet për tu marrë me ndryshimet klimatike”.