• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshje politike apo diktat për plehrat

by Fatmir Merkoçi
26/09/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Uria e plehrave është uria e Mafia-s shqiptare. Është uria, jo vetëm e pushtetit, por e politikës shqiptare në tërësinë e saj. Kryeministri luajti lojën e radhës. Ai, në heshtje inicioi një zëdhënës si kuvendari Shalci, i cili, punoi në ” heshtje” për të përgatitur Ligjin e ri për importin e plehrave. Ky biçim kuvendari, që imiton Ramën në gjeste e të folur nuk e ka problem paftyrësinë. Ai nuk e kishte problem që të gënjente në foltoren e kuvendit. Por a ka një prapaskenë politike ky ligj?
Ku është një Ligj, që si shumë ligje të tjera, do miratohet dhe shfuqizohet nga i njëjti Kuvend. Por ky Ligj, pati fatin që dhe të rimiratohet, po nga ata që e shfuqizuan. Si zakonisht, ne jemi unik në të tilla manovra.
Kur Ligji i importit të mbetjeve u miratua nga Kuvendi, Rama ishte Kryetar i Opozitës. Por nuk ishte kuvendar. Ai e drejtonte opozitën nga zyra e tij. Fitorja e zgjedhjeve politike, e ktheu në pozitë. Pra mori statusin e kuvendarit dhe atë të Kryeministrit të qeverisë. Kur Ligji u miratua, nga reagimet e shumta, filloi dhe lëvizja për një Referendum. U mblodhën firmat e nevojshme, të cilat u dorëzuan sipas Ligjit në KQZ dhe u dekretua data nga Presidenti i Republikës.
Ardhja e Ramës në pushtet, bëri që Ligji i aprovuar të shfuqizohej po nga Kuvendi. Shfuqizimi i tij la më heshtje dhe çështjen e referendumit. Në pamjen e thjeshtë, dukej se kjo çështje u mbyll përfundimisht.


Rama si kryeministër bëri një marrëveshje për “armët kimike” të cilat do të vinin e zmontoheshin në Shqipëri. Ajo marrëveshje u krye në fshehtësi pa treguar asnjë informacion dhe pa sqaruar anët negative e pozitive të kësaj marrëveshje. Reagimi ishte i gjithanshëm. Nisën dhe protestat, ku për hir të së vërtetës, kësaj proteste qytetare ju bashkua dhe opozita e sotme. Si pasoj. Ajo marrëveshje nuk u realizua.


Tashmë që po i afrohet fundit të mandatit, Rama kërkoi të rikthente Ligjin e importit të mbetjeve.  Ai e dinte shumë mirë se do kishte reagim nga qytetarët, por dinte akoma më mirë se referendumi i nisur vite më parë, nuk mund të bëhej. Ai tashmë i kishte humbur efektet e tija Ligjore.


Përgatitja në fshehtësi për publikun tregon qartë se tashmë, ndryshe nga marrëveshja për “armët kimike”, Ligji për importin e plehrave ka një dakortësi ndërmjet politikës. Kjo marrëveshje duket se është bërë e fshehtë. Është bërë me një ndërmjetës të ” fortë”. Gjasat tregojnë se përsëri SOROS ka rolin e tij vendimtar në politikën e ekonominë tonë.
Në kohën e ndryshimit kushtetues, Ndërkombëtarët ishin tepër aktiv. Ata nuk linin ditë pa deklaruar se këto ndryshime janë në të mirë të shqiptarëve. Ambasadori Lu  shkonte dhe më tej kurdeklaronte se: Pas miratimit të reformës Al Kaponet do futen në burg. Ndryshimet u aprovuan. Kuvendarët votuan sipas urdhrit të partisë e të vetë Lu-së njëqind përqind. Votuan verbërisht pa ditur se për çfarë votuan. Sot, po këta kuvendarë votuan Ligjin e plehrave. Por me një ndryshim, disa kundra dhe shumica pro, disa abstenim. Kjo është loja më e keqe e politikës shqiptare. Tashmë askush nga partitë politike nuk mundet të justifikohet me deklaratat partiake. Nuk mundet të akuzojë kundërshtarin politik. Kjo për një arsye të thjeshtë.

Nëse opozita do ishte jashtë marrëveshjes së fshehtë, ajo nuk do merrte pjesë në këtë seancë, por ajo duhej të qëndronte brenda ambienteve të sallës së Kuvendit. Të kërkonte jashtë salle që kuvendarët e pozitës që ishin kundra, të mos merrnin pjesë në atë seancë, pasi deklaratat duheshin bërë para seancës kuvendare. Nëse shohim votimin, ai është 64 vota pro dhe 3 abstenime. Çka do të thoshte se votimi nuk do të zhvillohej. Kjo do ishte një luftë e pastër politike dhe do tregonte se vërtetë partitë opozitare ishin kundër këtij Ligji, i cili me lojën e bërë kaloi me një votim të thjeshtë.


Opozitën asgjë nuk e ndalonte, nëse do ishte jashtë marrëveshjes, që të organizonte dhe protesta kundër Ligjit të plehrave. Ky ishte dhe momenti më i mirë për të nisur protestat. Tashmë jo vetëm kundër Ligjit të plehrave, por dhe kundër gjendjes kaotike që po kalon vendi, jo vetëm në ekonomi, po në të gjitha fushat e jetës.


Me sa duket, loja politike shkon dhe më thellë. Aprovimi i këtij ligji tregoi hapur se. Qeveria mundet të kaloj çdo ligj. Ajo ka vendosur një diktat në politikë. Kjo falë jo vetëm mefshtësisë së opozitës, por dhe në përçarjen që ajo po ka brenda saj.
Kjo ka bërë që Kryeministri të sillet si një diktator me vetë popullin. Deklaratat e tij, pas miratimit të ligjit  janë tepër fyese për vetë popullin. Por kryeministri ynë nuk e ka problem të lëshoi broçkulla të tilla. Atij i intereson loja politike. I intereson të kaloi ligjet sipas dëshirës apo marrëveshjeve.


Nuk është e rastësishme që, në këto momente kur, jo vetëm kalon Ligji më anti- kombëtar, por dhe në prag të kalimit të ligjeve të reformës në drejtësi, Prokurori i Përgjithshëm del me një deklaratë bombë. Ai deklaron se është i kërcënuar dhe ka larguar familjen jashtë vendit. Ku pa dyshim po përgatit dhe dorëheqjen e tij. Mos vallë është e rastësishme kjo? Gjykoj se jo. Pasi shumë skandaleve, kanë ndodhur në momente të ngjashme me këtë që jemi sot. Tërheqja e vëmendjes në një drejtim për të bërë lë lëvizje tjetër. Tashmë është kthyer në modë për politikën tonë.


Megjithatë, ka dhe një shpresë të fundit. Mos dekretimi nga Presidenti i këtij ligji. Nëse tek parku i liqenit Presidenti doli në protestë, këtu ai s’ka nevojë të dali në protestë. Mjaft mos ta firmosi e ta kthej në Kuvend dhe një herë këtë ligj. Kthimi i ligjit do tregojë, jo vetëm përgjegjshmërinë e detyrës që ka Presidenti, por dhe lëvizjen e opozitës. Do shohim jo vetëm reagimin e saj, por edhe vendosmërinë për ta nxjerrë veten të pastër nga kjo lojë. Ku për hir të së vërtetës, sot ka një përgjegjësi për kalimin e këtij ligji në Kuvend.


Lëvizja për ta ndaluar këtë ligj ka filluar. Tashmë i mbetet opozitës të bëhet një me qytetarin për ta ndaluar zbatimin dhe shfuqizimin e tij. Lëvizja më e saktë është bërja e referendumit popullor. Nëse do zhvillohet referendum është normale që ky ligj nuk kalon. Por ka dhe një anë tjetër mjaft pozitive. Pozitivja është se askush nuk mundet të marrë iniciativa për ta bërë prap këtë ligj. Çka do të thotë se kushdo që të vij në pushtet nuk mundet të sjell në Kuvend për miratim një Ligj për Importin e Mbetjeve, apo siç njihet tashmë Ligji i Plehrave.


Çdo heshtje e politikës për këtë çështje do të tregojë se të dyja kampet janë në unision për këtë ligj. Janë në një marrëveshje, ku secila ka pjesën e saj të fitimit nga ky ligj. Gjë që do të çojë në lëvizjen thjesht qytetare. E cila për hir të së vërtetës nuk është në nivelin e duhur për të bërë lëvizje radikale karshi kësaj politike mafioze që ka pushtuar vendin.


Tashmë do shohim dhe reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët deri më tani janë treguar se ju dhimbset populli shqiptar dhe Shqipëria. Ata kanë deklaruar se duhen larguar të korruptuarit. Ligji plehrave tregoi se politika jonë është krejt e korruptuar e tashmë, populli nuk po di më se kujt ti besoj. Do ngelemi në lutjen ” zoti e shpëtoftë këtë vend.

Next Post
Çfarë thotë horoskopi për mënyrën si dashuroni

Si ndikon dashuria në trupin tuaj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In