• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Marrëveshje në minutën e fundit, shmanget mbyllja e qeverisë amerikane

by A R
01/10/2023 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria amerikane ka shmangur mbylljen e pjesshme të saj, pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati ranë dakord për një marrëveshje financimi afatshkurtër. Një projekt-ligj që financon qeverinë  deri më 17 Nëntor, por nuk përfshin asnjë ndihmë të re për Ukrainën, u miratua në Senat me 88 vota kundër.

Presidenti Joe Biden e nënshkroi atë ligj disa minuta para afatit të mesnatës. Propozimi u paraqit nga kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili u tërhoq nga linja e ashpër e partisë së tij për një buxhet me plot shkurtime shpenzimesh.

Miratimi i këtij buxheti afatshkurtër u mbështet nga më shumë demokratë sesa republikanë, ishin rreth 90 republikanë që votuan kundër.

Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas votimit në Senat, Presidenti Joe Biden tha se “republikanët ekstremë të Dhomës së Përfaqësuesve kërkuan të prodhonin një krizë ” dhe i kërkoi kryeparlamentarit McCarthy të lejonte që një marrëveshje e mëtejshme financimi për Ukrainën të kalonte pa vonesë.

Ai tha: “Ne në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet”.

Muaj më parë, Presidenti Joe Biden arriti një marrëveshje me zotin McCarthy për rritjen e tavanit të huamarrjes, e cila u firmos nga Presidenti, dhe që kërkon rreth 1.5 trilion Dollarë shkurtime shpenzimesh gjatë 10 viteve të ardhshme.

Ndërsa Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë Dollarë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe të tilla që nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit e deri tek kërkimet mjekësore.

Kjo është hera e katërt brenda një dekade që qeveria amerikane rrezikon mbylljen. Kjo mbyllje do të thotë pezullimin e mijëra punonjësve federalë nga puna, dhe ndalimin e të gjitha shërbimeve qeveritare.

Kjo ka ndodhur edhe më parë dhe nuk është diçka e pazakontë për SHBA. Mbyllja më e gjatë e qeverisë ndodhi nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019, kur demokratët kundërshtuan financimin për murin kufitar SHBA-Meksikë të propozuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump.

Të  dy partitë ishin bllokuar në një ngërç për çështjet e emigracionit, duke çuar në një mbyllje pesë-javore. Ndërsa në vitin 2013, gjatë administratës Obama, disa ligjvënës republikanë konservatorë bllokuan zbatimin e Obamacare, duke çuar në një mbyllje 17-ditore të qeverisë.

/a.r

Next Post
Tetori rozë, apeli i ministres Koçiu: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin

Tetori rozë, apeli i ministres Koçiu: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In